Disa hulumtues nga universiteti Ruhr – Bochurr, universiteti spitalor i Gizen dhe Marburg, në bashkëpunim me kolegët nga Boni, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë analizuar se çfarë ndodh në trurin e njerëzve kur duan të harrojnë diçka në mënyrë të vullnetshme.

Nga hulumtimi në fjalë ata i kanë identifikuar dy zona të trurit- kortkesin prefrontal dhe hipokampusin, aktivitetet e të cilëve janë karakteristike për procesin e kujtesës.

Ata i kanë matur aktivitetet e trurit tek pacientët me epilepsi të cilët kanë pasur elektroda të vendosura në tru për shkak të planifikimit të operacionit. Rezultatet janë publikuar online në revistën Current Biology.

Aktiviteti ritmik i trurit dhe testi i fjalëve

Hulumtuesit kanë regjistruar aktivitetin e trurit të 22 pacientëve të cilët kanë pasur elektroda të vendosura në tru, qoftë në kortkesin prefrontal, qoftë në struktura më të thella, pra në hipokampus. Ata u kanë prezantuar pjesëmarrësve një numër të caktuar të fjalëve, duke kërkuar prej tyre që ose t’i mbajnë në mend ose t’i harrojnë. Testi ka treguar që pjesëmarrësit i kanë mbajtur në mend fjalët që janë supozuar të harrojnë më pak, sesa fjalët që është dashur t’i mbajnë në mend.

Përderisa e kanë udhëhequr analizën, hulumtuesit i kanë kushtuar vëmendje të veçantë aktivitetit ritmik sinkronizues në hipokampus dhe në korteksin prefrontal. Përgjatë harresës active, lëkundjet në të dyja zonat e trurit kanë treguar ndryshime karakteristike në shirita spicifik të frekuencës. Në korteksin prefrontal, lëkundjet në mes 3 dhe 5 Hz, kanë qenë më të theksuara. Ato janë dyfishuar me lëkundje të rritura në frekuenca të larta, kryesisht në mes 16 dhe 18 Hz, në hipokampus.

Frekuneca e harresës

“Të dhënat na tregojnë se gjatë harresës aktive, aktiviteti në hipokampus, një regjion i rëndësishëm për kujtesën, është i rregulluar nga korteksi prefrontal”, ka shpjeguar Carina Oehrn, një nga hulumtueset e përfshira. Ekipi beson që hulumtimi mbi të harruarit në mënyrë të vullnetshme mund të formojë bazën e një terapie të re potenciale për çrregullimet e stresit post-traumatik, gjë që i lejon pacientët të lirojnë kujtimet negative çdo herë e më shumë.

Përktheu dhe përshtati:
Arta Hiseni

Referenca :

Ruhr-University Bochum. (2018). This is how the brainforgets on purpose: Two brain regions apparently play a pivotal role inforgetting. Science Daily.