Varësia nuk është shaka. Megjithëse ne të gjithë mahitemi nga “gjërat e çuditshme” prej të cilave bëhemi të varur, si erëzat e ushqimeve, ose padyshim, artikujt e mrekullueshëm të Revistës Psika, mirëpo, këto gjëra nuk dëmtojnë jetën e askujt. Ndërkaq me hyrjen në sferën e substancave më të varura në botë do ta bëni pikërisht këtë. Një hulumtim i vitit 2007 identifikoi pesë substancat që shkaktojnë më së shumti varësi në Tokë.

Një grup i ekspertëve të varësisë u mblodhën në vitin 2007 për të publikuar një studim në Lancet rreth substancave më varëse që ekzistojnë (Nutt, King, Saulsbury, & Blakemore, 2007). Për ta bërë këtë, ata zhvilluan një shkallë racionale që mund të masë dëmin e drogave të ndryshme dhe keqpërdorimin e tyre potencial. Ata i mesatarizuan në tre faktorë: kënaqësi, varësi psikologjike (dëshirë, acarueshmëri nga tërheqja, etj.) dhe varësi fizike (simptoma si: dhimbje koke, neveri, etj.). Ata i renditen me pikë çdo drogë në një shkallë prej 0-3, ku 3 ishte maksimumi i pikëve dhe tregonte që është më varëse dhe 0, shumë më pak varëse. Këto janë pesë substancat që shkaktojnë më së shumti varësi në tokë:

  1. Heroina. Vlerësimi: 3 nga 3.
  2. Kokaina. Vlerësimi: 2.4 nga 3.
  3. Nikotina. Vlerësimi: 2.2 nga 3.
  4. Barbituratet. Vlerësimi: 2 nga 3.
  5. Alkooli. Vlerësimi: 1.9 nga 3.

 

Po për të tjerët?

Një studim i vitit 2010 në Lancet evidentoi drogat që shkaktojnë më së shumti varësi dhe i renditi ato në një mënyrë tjetër: ato që dëmtojnë jo vetëm përdoruesit, por edhe familjen, komunitetin dhe botën në përgjithësi (Nutt, King, & Phillips, 2010).
Anëtarët e Komitetit të Pavarur Shkencor për Drogat dhe disa specialistë u takuan në një seminar për të renditur me pikë 20 ilaçe në 16 kritere: nëntë të lidhura me dëmet që një drogë shkakton në individ dhe shtatë të lidhura me dëmet që shkakton tek të tjerët. Për shembull, një drogë e caktuar dëmton përdoruesit, duke përfshirë shpenzimet mjekësore, çështjet psikologjike dhe humbjen e marrëdhënieve dhe gjërave personale. Dëmshpërblimet ndaj të tjerëve përfshinin gjëra më pak të dukshme si kostot ekonomike, normat e krimit, dëmet mjedisore dhe fatkeqësitë familjare për shkak të varësisë së një personi nga substancat. Drogat u vlerësuan në 100 pikë dhe kriteret u peshuan për të treguar rëndësinë e tyre relative.
Drogat që studimi i vitit 2010 zbuloi se ishin më të dëmshme për individët, renditeshin ngushtë me ato të zbuluara në studimin e vitit 2007. Në atë kategori, heroina (rezultati 34), kokaina (37) dhe metamfetamina (32) ishin më të dëmshme për njerëzit që i merrnin ato.
Por për drogat më të dëmshme për komunitetin, rezultatet mund të jenë të habitshme. Paneli vlerësoi alkoolin (me 46 pikë), heroinën (21) dhe kokainën (17) si më të dëmshmet për të tjerët. Edhe më i habitshëm është fakti që studimi arriti në përfundimin se në përgjithësi, alkooli është droga më e dëmshme (rezultati total i dëmit: 72), duke pasuar me heroinën (55) dhe kokainën (54).

Shkenca e Varësisë

 

Autor: Adem Gashi
 
Referencat:
Nutt, D., King, L. A., Saulsbury, W., & Blakemore, C. (2007). Development of a rational scale to assess the harm of drugs of potential misuse. The Lancet, 369(9566), 1047-1053.
Nutt, D. J., King, L. A., & Phillips, L. D. (2010). Drug harms in the UK: A multicriteria decision analysis. The Lancet, 376(9752), 1558-1565.