Dremitja mund të mbrojë shëndetin tuaj dhe mund të rrisë performancën tuaj të zgjimit.

Dremitjet nuk janë një përmbushje ose një shenjë e dembelisë, por më tepër një ripërtëritje e mirëqenies mentale dhe fizike. Këto janë katër arsyet se pse ju duhet të gjeni kohë gjatë ditës që të dremisni:

1. Ju keni nevojë për të.  

Shumë njerëz janë të deprivuar nga gjumi, nga nivele mesatare e deri në ato më të rënda. Orare të gjata të punës, jeta e ngarkuar personale, ambiente të zhurmshme urbane dhe sitmulimi nga pajisjet e shumëfishta elektronike, e ka bërë të vështirë që të marrim gjumin e nevojshëm. Një gjumë i shkurtër pasdreke nuk mund ta përmbush gjumin e humbur, por dremitja mund t’ju jap mundësinë që të ruani shëndetin dhe të zvogëlojë efektet afatgjata që vijnë si pasojë e mungesës së gjumit.

2. Ka mundësi që jeni gjumash polifazik (shumë fazor).

Miliona vite më parë, paraardhësit tanë antik kanë jetuar nëpër pemë dhe kanë pasur gjumin polifazik, që do të thotë se kanë fjetur disa herë gjatë ditës dhe natës. Por, kur specia jonë ka filluar të zhvillohet, eventualisht jemi bërë gjumash monofazik, me bërjen e shumicës së gjumit gjatë natës. Por, tendenca për ciklin polifazik ekziston ende, prandaj edhe shumë njerëz kanë nevojë të dremisin gjatë ditës. Ata nuk janë dembel; thjesht konstrukti i tyre biologjik funksionon më mirë kur bëjnë gjumë polifazor.

3. Ju mund të rrisni performancën tuaj me një dremitje në kohën e duhur.

Dy nga sportistët më të dalluar botëror, skiatorja alpine Mikaela Shiffrin dhe basketbollisti J.J. Reddick, kanë pranuar që para ndonjë gare ose eventi sportive, ata dremisin. Këta atletë e dinë fuqinë e gjeneruar nga gjumi i shëndetshëm dhe kanë mësuar ta fokusojnë atë fuqi duke e përshtatur performancën e tyre. Ju mund të zbatoni parimin e njëjtë në jetën tuaj, duke e bërë një sy gjumë të shkurtër para ndonjë sfide të madhe.

4. Ju mund të përjetoni ëndërra të qarta.

Shumë njerëz përjetojnë më lehtë ëndërrat e qarta, të “kulluara”, gjatë ditës sesa gjatë gjumit të rregullt natën. Një ëndërr e qartë, është ajo që ju jeni të vetëdijshëm se po e përjetoni. Kjo është një praktikë mjaft e përdorur përgjatë historisë nga ana e njerëzve për të kërkuar kreativitet dhe prespektiva alternative për përballimin e sfidave të jetës. Artistët, shkencëtarët dhe medituesit e avancuar, të gjithë janë inspiruar nga ëndrrat e dremitjes, që kanë hapur shumë dyer për të shikuar botën nga prespektiva të tjera, pas zgjimit.

Përktheu dhe përshtati:
Arta Hiseni

Referenca:

Bulkeley,K. (2018). Four Reasons Why You Should Take A Nap. Psychology Today