8 këshilla se si të ktheni prapë jetën tuaj!


Për shumë prej nesh jeta është një akt zhonglimi; puna, lidhja, kërkesat e fëmijëve ose prindërit e vjetër. Ju ndiheni të tendosur, të lodhur, gjithmonë në prag të “dërmimit”. Ju nuk jeni duke surfuar në jetën tuaj, ju po përmbyteni!

Derisa kërkesat rriten, shumë lehtë mund ta fitojmë vizionin e tunelit. Ju mendoni gabimisht që problemi është tek situata. Por, sikurse shumica e gjërave në jetë, problemi i vërtetë nuk është situata por reagimi ynë ndaj asaj situate. Ju jeni gjithmonë në gjendjen reaktive sesa në gjendjen proaktive. Por, probleme dhe obligime për të kryer do të ketë gjithmonë. Prandaj, është koha që të ndryshojmë qasjen. Ja disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë:

1. Kthehu mbrapa

Për t’i pasur gjërat në një prespektivë sa më realiste, ju duhet të bëni një hap mbrapa. Filloni duke ndarë një orë çdo të dielë mbrëma për të parë se çfarë obligimesh keni brenda javës.

2. Prioritizoni

Rezistoni ndjenjës se gjithçka është prioritare, sepse nuk është. Ju duhet të bëni zgjidhje të vështira. Nëse ju vjen më lehtë, bisedoni me dikë për këtë.

3. Delegoni

Nëse jeni një person që kontrollon çdo gjë dhe nëse besoni se vetëm ju mund ta kryeni një punë mirë, atëherë jeni në rrezik për rraskapitje dhe irritim. Duhet të ndryshoni qëndrim ndaj kësaj. Filloni të delegoni tek të tjerët, tek kolegët ose partneri i juaj, punë sa më të vogla dhe të thjeshta. Po, nuk do të arrijnë të kryejnë punën sikurse ju, por kjo ka pak rëndësi. Sfida psikologjike këtu është që të mësoni t’i leni gjërat dhe të kuptoni se ato gjërat e këqija që ju thotë ankthi juaj se do të ndodhin, nuk kanë për të ndodhur.

4. Zgjidhni problemet

Çelësi këtu nuk është që të ngurroni dhe të mundoheni ta bëni zgjidhjen sa më të mirë. Thjeshtë veproni dhe zgjidheni. Nëse është nevoja mund të bëni më shumë edhe më vonë.

5. Adresoni çështjet e mëdha

Uluni dhe bisedoni me punëdhënësin tuaj për sasinë e madhe të punës që ju ngarkohet juve. Ose bisedoni me partnerin tuaj për pritshmëritë e juaja nga lidhja e juaj. Këto janë çështjet e mëdha prej të cilave rrjedhin gjitha të tjerat, prandaj adresoni ato.

6. Krijoni kohën për veten tuaj

Personat që ankohen gjithmonë se nuk kanë kohë për meditim, joga ose fitnes, kanë më shumti nevojë t’i bëjnë këto gjëra. Përdorni këto arsyetime si shenjë që duhet të krijoni kohë për veten tuaj.

7. Klasifikoni duhet nga dua

Këto mund të jenë akte të vogla si të dilni jashtë për drekë sesa të hani në zyrën tuaj, por edhe më të mëdha sikurse t’ia caktoni kohë individuale brenda lidhjes suaj ose të keni një punë sfiduese por jo të orientuar nga krizat. Filloni duke e pyetur veten, Çka dua unë?

8. Krijoni një vizion për jetën tuaj

A dëshironi me të vërtetë të vazhdoni me këtë punë? A ka ndonjë qëllim tjetër që dëshironi ta arrini? A ju ofron lidhja e juaj atë për çfarë keni ju nevojë?

Duke i menduar këto, vetëm që ju ndihmon t’iu largoheni vizionit të tunelit poashtu ju jep mundësi t’i hidhni pak dritë fundit të tunelit.

Kjo është jeta juaj. A po e drejtoni në mënyrën sesi doni ju? A jeni të gatshëm të rifitoni balancin dhe të jetoni jetën tuaj? 

Përktheu dh përshtati:

Arta Hiseni

Referenca:

Taibbi, R. (2018). Life Out of Balance? How to Regain Control 8 tips for taking back your life. Psychology Today.