E dimë se shumë studentë ndjekin orët e psikologjisë për të përmbushur detyrimet e programit, për të diplomuar dhe jo nga ndonjë interes shumë i madh për këtë lëndë. Këta studentë, por edhe shumë të tjerë që mund të jenë shumë të dhënë pas psikologjisë, mund të pyesin veten: “Çfarë fitoj unë nga ky drejtim?”.

Studimi i psikologjisë ju jep shumë përparësi. Prej tyre i gjeni në vijim:

Të kuptosh veten. Të gjithe jemi të interesuar të njohim veten dhe të tjerët akoma më mirë. Në jetën e përditshme, përpiqemi t’i zgjidhim situatat nisur nga përvoja jetësore, nga ato që dimë apo ng supozime të ndyrshme. Por, siç do ta shihni, kjo është shumë sipërfaqësore. Si student i psikologjisë ju do të përballeni me sfidën të parë shumë më thellë në sjelljen njerëzore dhe te bëni pyetje komplekse dhe shumë të sakta. Në procesin e të nxënit, jo vetëm që do të arrini të kuptoni më mirë veten tuaj dhe qeniet e tjera njerëzore, por do të kuptoni se shumëçka nga ajo që ne e konsiderojmë “thjesht sjellje e zakonshme njerëzore”, nuk i qëndron një supozimi të tillë po ta shqyrtojmë me kujdes.

Aftësi të mendimit kritik. Përveçse të kuptuarit më mirë të vetes dhe të të tjerëve, duke studiuar psikologjinë ju do të fitoni edhe aftësi të tjera më specifike. Nje nga këto aftësi është ajo për të menduar në mënyrë kritike rreth çështjeve psikologjike: të përcaktosh saktë problemet, të shqyrtosh provat për këto probleme, të bëhesh më i vetëdijshëm për problematikën e pashfaqur, t’i bësh ballë tundimit për të thjeshtëzuar situatat, të nxjerrësh përfundimet me sukses dhe mbi të gjitha të kuptosh rendësinë e studimit empirik në kuptimin e çështjeve psikologjike.    Si rezultat i zbatimit të mendimit kritik, do të bëheni konsumatorë më të softisikuar të informacionit që ju vjen nëprërmjet medias. Po ashtu, do të bëheni më i kujdesshëm dhe nuk do të pranoni automatikisht shumëçka që duket si “gjë që dihet”.

Aftësitë për të studiuar. Do të keni mundësi të përmirësoni aftësitë tuaja për të mësuar që do t’ju shërbejnë në të gjitha lëndët dhe gjatë gjithë jetës. Gjatë studimit të psikologjisë do të keni rastin të  mësoni për kujtesën e njeriut, intelegjencë e po ashtu motivimin që pa dyshim do të ju ndihmojnë në mësimin e teknikave të ndryshme për mënyrën më të favorshme se si duhet studiuar në mënyrë efikase.

Aftësia për punë. Së fundi, me këtë lëndë mund të fitoni aftësi që mund t’ju ndihmojnë për të gjetur punë, diploma në psikologji hap shumë dyer. Përveç kësaj, shume profesione të tjera jashtë psikologjisë, shfrytëzojnë njohuritë psikologjike të njerëzve. Për shembull: administratorët e personelit menaxhojnë marrëdhënie njerëzore, këshilluesit e rehabilitimit profesional i këshillojnë njerëzit që kanë pësuar dëmtime si të pozicionohen në tregun e punës; drejtorët e shërbimeve vullnetare rekrutojnë dhe trajnojë vullnetarë, oficerët e të dënuarve me kusht menaxhojnë këtë kategori personash dhe mbikqyrësit e çerdhve dhe kopshteve drejtojnë punën e kujdestareve që kujdesen për fëmijët në kohën që prindërit janë në punë. Por, në fakt, edhe menaxherët e fushave të tilla si biznesi apo financa, kërkojnë ndihmën e të diplomuarve në psikologji për shkak të dijeve që ata kanë për sjelljen njerëzore dhe aftësitë për të konceptuar eksperimente që shërbejnë për të mbledhur të dhëna dhe kryer analiza.

Natyrisht, që këto përparësi i përfitojnë ata studentë që ndjekin lëndën rregullisht, studiojnë dhe përpiqen të venë në zbatim ato që mësojnë në jetën e tyre të përditshme. Si edhe në rastin e mundësive të tjera, edhe shfrytëzimi i këtyre mundësive varet në një masë të madhe nga vetë ju.

Përgatiti: Vesa Hoxha

Referencat:

Morris, C. G., & Maisto, A. A. (2019). Understanding psychology. Hoboken: Pearson.