Individualiteti mbetet një ndër çështjet mbi të cilat vazhdojmë të hedhim doza skepticizimi për ekzistimin e tij, apo edhe deri në cilin nivel është i shprehur ai. Në shqyrtimin e thellë e të detajuar të identitetit personal, shohim vlerat shoqërore të instaluara tek individi përmes procesit të komplikuar të socializimit e përmes agjensëve socializues të cilët riprodhojnë individët ashtu siç duan ato.

Individualiteti është njëri prej karakteristikave të modernitetit, pasi që moderniteti dhe zhvillimet e tij kanë transformuar mënyrën e organizimit shoqëror. Le të marrim Fromin si një nga teoricientët kritik të modernitetitdhe efekteve të tij. Për Fromin (2011), moderniteti e ka krijuar një individualitet iluzionar duke parë shkallën e konformizmit, prandaj Taylori (2008), kur flet për “tri sëmundjet” njëra nga to është edhe indvidualizmi, të cilin e konsideronte si të paplotë nga ndrydhja e cila krijohet nga tradicionalja. Moderniteti është periudhë e lindjes së individualitetit, e sigurisht kjo ka influencuar në përceptimin e vetës si akterë në proceset shoqërore.

Së pari duhet diskutojmë një komponentë të rëndësishme tëçdo individi: identiteti personal, i cili merr dimension tjetër në modernitet. Identiteti personal nuk duhet kuptuar si identitet homogjen dhe statik, së paku jo në periudhën tonë. Dinamikat në modernitet, influencimi tek grupet shoqërore në madhësinë e tyre, organizimi i jetës shoqërore, kanë influencuar në shfaqjen e një identiteti të ri, një entiteti tëri tëindividit. Në format tradicionale të organizimit shoqëror, individi gjendet i shkrirë në vlerat e identitetit kolektiv. Individualiteti ka qenë i ndrydhur nga institucionet tradicionale që kanë funksionuar brenda komunitetit. Prandaj, shkëputja e individit nga vlerat kolektive ishte shumë i vështirë, pasi që veprimet të cilat kanë rënë në kundërshtim me vlerat e komunitetit janë përballur me forma represive të sanksioneve.

Individi si koncept lind nga pikëpamjet liberale. Kjo rrymë e mendimit duket të ketë influencuar përceptimin dhe vetëkonceptimin e individit brenda shoqërisë, si dhe rolin e tij. Por edhe brenda modernitetit, kemi dallime të dukshme midis periudhave. Revolucioni dixhital i viteve të’70-ta të shekullit të kaluar, ka transformuar esencën e mass-mediave, komunikimit dhe shkëmbimit, pra zgjerimit të diapazonit të njohurive dhe informatave. Ky revolucion sigurisht që ka pasur impakt të madh edhe në zhvillimin e identitetit. Kjo pasi që teknologjia ka mundësuar thyerjen e kufijve fizik, duke krijuar kontakt virtual me vlera të ndryshme kulturore. Dikur bashkësitë shoqërore kanë qenë tepër homogjene sa i përket rrafshit identitar, kurse sot në çdo komunitet gjejmë një pluralitet identitetesh. Madje edhe ky pluralitet ka efekt në formësimin e identitetit personal, kjo pasi çdo identitet ndryshe nga ai personal, krijon një ngritje të vetëdijes rreth vlerave të cilave ju përket, kjo sidomos karakteristikë e mjediseve ku ka heterogjenitet kulturor, religjioz, racor etj.

Sot, thyerja e trashëgimisë midis gjeneratave është me theksuar kur flasim për familjen dhe identitetin personal, pasi që në të kaluarën individi nuk ka mundur të shkëputet nga vlerat familjare të cilat janë marrë përmes procesit të socializimit dhe janë pranuar si të mirëqena dhe të pakontestueshme. Kështu mund të theksojmë faktin që fëmijëria kryesisht është proces i imitimit të të rriturve dhe pavetëdijshëm, proces i përvetësimit të vlerave të familjes. Adoleshenca ështëfaza ku sot vërehet një thyerje midis vlerave identitare që përzgjedhin të identifikohen, pra mund të flasim për një diversitet të vlerave që qarkullojnë. Teknologjia duket të jetë njëri nga faktorët kyç të dallimit të thellë midis gjeneratave.

“Identitetet sot janë fluide dhe jo fikse, kjo pasi ato identitete që dikur kanë qenë fikse, sot i gjejmë të relativizuara, të cilat duken të jenë në proces të vazhdueshëm ndryshimi sa që nuk mund të shihet një përkufizim apo kufi i tyre“, (Bauman, 2017). Prandaj për Baumanin kemi një proces të “lëngëzimit“ të roleve dhe punëve tradicionale. Sipas tij individi është i ngarkuar me procesin e gjetjes së vetes, në aspektin e asaj se kush është.

Autor:

Endrit Temaj

Referencat:

Bauman, Z. (2017). Moderniteti i Lëngët. Tiranë: Pikë pa sipërfaqe, fq. 243.

Froom, E. (2011). ArratisjengaLiria. Tiranë: Plejad, fq.188.

Taylor, Ch. (2008). Etika e Autencitetit. Tiranë: ISP & Dita2000, fq.12.