Terapia geshtaltiste u themelua nga Fritz Perls dhe gruaja e tij Laura në vitin 1920, si një shprehje ekzistenciale/fenomenologjike e bazuar në premisat se njerëzit duhen kuptuar në kontekst të marrëdhënieve të tyre me mjedisin. Ajo ua mëson terapeutëve dhe klientëve metodën fenomenologjike të ndërgjegjësimit, në të cilën perceptimi, ndjenja dhe veprimi dallohen nga interpretimi dhe riorganizimi i qëndrimeve ekzistuese. Shpjegimet dhe interpretimet konsiderohen më pak të besueshme nga ajo që perceptohet dhe ndihet drejtpërdrejt. Dallimet në perspektiva bëhen në qendër të eksperimentimit dhe të dialogut të vazhdueshëm (Wallen, 1970). Qëllimi është që klientët të bëhen të vetëdijshëm për atë që po bëjnë, se si po e bëjnë këtë dhe se si ata mund ta ndryshojnë veteveten dhe në të njëjtën kohë të mësojnë ta pranojnë dhe vlerësojnë veten. Terapia e Geshtaltiste përqendrohet më shumë në procesin (atë që po ndodh) sesa përmbajtja (ajo që diskutohet). Theksi është në atë që është duke u bërë, menduar dhe duke u ndierë në momentin sesa në çfarë ishte, mund të jetë, ose duhet të jetë (Yontef, 1993).

 

Perls, në përputhje me qasjet e tjera humaniste, besonte në potencialin e vetaktualizimit të individit, i cili supozon që një organizëm në fund të fundit e di se çfarë është më e mira për vetërregullimin e tij dhe aktualizimin (Greenberg & Rice, 1997). Ky proces është më së miri i përmbledhur në procesin figurë-formë që është një ndër parimet e terapisë geshtaltiste. Psikologjia e Geshtaltit sugjeron se një masë e të dhënave të pastrukturuara individuale në mjedis (dmth., pjesët) janë strukturuar subjektivisht nga perceptuesi në tërësi që kanë të dyja: formë dhe strukturë (Perls, Hefferline, & Goodman, 1951). Mënyra se si formohen të dhëna të shumëfishta bazohet në nevojat, si: orekset, nevojat e individit dhe impulset. Pasi praktika e terapisë geshtaltiste e Perls përparoi, ai shkroi më pak rreth teorisë, punimi i tij seminal, terapia Geshtaltiste: Eksitim dhe Rritje në Personalitetin e Njeriut (Perls, Hefferline, Goodman, 1951), u konsiderua si një nga të vetmet tekste gjithëpërfshirëse të shkruara rreth teorisë së geshtaltismit. Kjo punë, megjithatë, është mjaft misterioze dhe e pasuksesshme si përpjekje për t’i ndriçuar parimet e geshtaltismit. Jerry Kogan, një student i respektuar i Perls tha se ai filloi të lexonte terapin Geshtaltiste dhe “mendoi se ishte e tmerrshme”, edhe pse e gjeti veten te Perls si “një model për mësues dhe terapist të shkëlqyer” (Kogan, 1976). Perls i është referuar rrallë këtij teksti pas shtypjes origjinale dhe preferoi që të printonin transkriptet e punës së tij (seminaret terapeutike) (Perls, 1968). Qëllimi bazik i terapisë geshtaltiste është arritje e vetëdijes dhe realizimi i alternativave të mëdha. Vetëdija përfshin njohjen e ambientit, njohjen e vetes, pranimin e vetes dhe të qenët i gatshëm për të vënë kontakt. Rritja dhe zgjerimi i vetëdijes duket si mjet kurues i vetes. Pa vetëdije klientët nuk kanë mjete për ndryshim të personalitetit. Kurse më anë të vetëdijes ata kanë mundësi për t’i shfaqur dhe pranuar pjesët mohuese aq mirë sa t’i plotësojnë subjektivisht pervojat e tyre (Henle, 2003).

Sa i përket rolit të terapistit në terapi, terapistët geshtaltistë vëzhgojnë të dy anët: ata që janë në prapavijë dhe ata që janë në prioritet. Sipas Yontef (1993) funksioni i terapistit është si udhëzues dhe katalizator, prezentimi i eksperimenteve dhe vrojtimi që një punë bazike e terapisë është kryer nga klienti. Yontef thekson se puna e një terapisti është krijimi i klimës në të cilën klientët provojnë rrugë të reja të të qenët. Terapistët nuk forcojnë ndryshimin në klient përmes konfrontimeve. Puna e tyre qëndron brenda kontekstit te dialogu unë/ti në konstruktin tani dhe këtu. Të jesh i përshtatur për përvojën e klientit ishte thelbësore për Carl Rogers. Terapistët e Geshtaltit ranë dakord me theksin e Rogers në empati. Të qenët i sinqertë dhe t’i tregosh klientit që po e kupton është një aspekt i rëndësishëm i terapisë (Elliott & Greenberg, 2007). “Përgjigja empatike” e terapistit siguron mbështetje të vazhdueshme për klientin. Përveç kësaj, klientët mbështesin veten përmes motivimit të tyre për terapi, inteligjencë dhe përkushtim ndaj terapisë (Yontef, 1995).

 

Në terapinë geshtaltiste, të dy, klienti dhe terapisti janë plotësisht të pranishëm, duke lejuar zhvillimin e një marrëdhënieje plotësisht funksionale. Qëndrimi i pavullnetshëm i terapistit dhe ndërgjegjësimi i vetes dhe i klientit sigurojnë një atmosferë për ndryshim (Yontef & Fuhr, 2005). Ndryshimi ndodh duke eksploruar dëshirat e klientit (Yontef & Jacobs, 2011). Nëse ka frustrim, terapisti e heton atë. Nëse një klient ngurron të ndjekë një sugjerim për eksplorim nga terapisti, terapisti e eksploron lehtë hezitimin dhe jo ta shtyjë klientin t’i ndjekë udhëzimet e terapistit. Pavarësisht lidhjes së lirë midis teorisë geshtaltiste dhe praktikës, teknikat e terapisë geshtaltiste dhe zbatimi i tyre nga Perls janë krijuese dhe artistike dhe mishërojnë një karizmatikë të pazakontë dhe qasje autentike ndaj trajtimit. Hulumtimi i fundit nga Leslie Greenberg, dialogu në dy karrige dhe dialogu në karrigen boshe për konfliktet e pazgjidhura dhe punët e papërfunduara kanë ndihmuar ta shpjegojnë metodën me dy karrige dhe ka sjellë një kuptim të ri për efektivitetin e punës se Perls (Clarke & Greenberg, 1986). Terapeutët geshtaltistë shpesh krijojnë eksperimente që t’i ndihmojnë klientët ta rrisin ndërgjegjësimin duke zbuluar aspekte te përvojës së tyre. Këta terapistë mundohen t’i ndajnë grindjet rreth asaj që po ndodh ose mund t’i mësojnë klientëve mënyra në të cilat ata e ndërpresin ose e shmangin përvojën e tyre (Greenberg & Rajs, 1997). Një besim kryesor është se klientët do t’i kuptojnë më shumë emocionet dhe nevojat e tyre përmes një procesi të zbulimit, në vend të depërtimit ose interpretimit. Në shumë raste, klienti mund të zbulojë një konflikt midis aspekteve të përvojës ose konfliktet brenda vetes (Greenberg & Rice, 1997). Konfrontimi midis këtyre aspekteve konfliktuoze të përvojës mund të lehtësohet nga teknika të tilla si dy-karrige ose dialogu i karrigës boshe. Një qëllim parësor për terapistin gjatë dialogut me dy karrige, është ta ndihmojë klientin të mbajë pjesët e vetes së ndarë, të cilat mund të ndihmojnë zgjidhjen e konflikteve dhe integrimin (Clarke & Greenberg, 1988). Drejtimi i terapistit mundet të përmirësojë vëmendjen e klientit ndaj proceseve të brendshme dhe mund të ndihmojë në ngritjen e ndërgjegjësimit të klientit për atë se çfarë ai ose ajo po përjeton në këtë moment. Për shembull, terapisti mund t’i kërkojë klientit të fokusohet në një sjellje të veçantë joverbale që e ndërpret përvojën ose mund të kërkojë nga klienti ekzagjerimin e deklaratave ose zhurmës për të intensifikuar përvojën emocionale (Daldrup, Beutler, Engle & Greenberg, 1988).

 

Në thelb, kur teoricienët kritikojnë teoritë e tjera, ata gjejnë fajin me ta për mos të qenët të ngjashëm me teorinë e tyre. Sa më ndryshe janë dy teoritë, aq më të shumta dhe më të ashpra janë kritikat. Kritikat e terapisë geshtaltiste janë përqendruar në efektin e saj të fuqishëm emocional, i cili mund të çojë që një individ të bëhet i pambrojtur dhe i hutuar. Gjithashtu, terapia geshtaliste, veçanërisht puna e Perls, ishte karakterizuar si zhvillimi i individit gjatë sakrifikimit ose injorimit të marrëdhënieve me të tjerët (Laura, 2004). Edhe pse merren me proceset trupore, ajo nuk shkon aq larg sa ta integrojë mendjen dhe trupin ashtu siç bëjnë psikoterapitë trupore. Gjithashtu terapia geshtaltiste dekurajon ndërhyrjen në procesin e menjëhershëm të përvojave dhe të integrimit duke u fokusuar në shpjegim, sqarimin e mendimeve të klientëve, eksplorimin e besimeve dhe të kuptuarit e eksperiencave qe ata po lidhen me terapinë. Një shqetësim i madh që është për terapinë geshtaltiste është rreziku potencial për abuzimin e forcave. Terapistët geshtaltistë janë shumë aktivë dhe shumë direktë dhe nëse nuk do t’i kishin karakteristikat e cekura nga Zinker – ndjeshmëria, koordinimi, empatia dhe respekti për klientin, eksperimentet e tyre shumë lehtë do të dështonin (Elliot & Greenberg, 2007).

Përveç kritikave që ka marrë terapia geshtaltiste, po i përmendim si përfundim edhe kontributet e saj, ku në ndër to është mënyra me të cilën e kaluara e ngacmon në mënyrë të gjallë metodat duke sjellë aspekte relevante në të tashmen. Terapisti nuk i lejon klientët që të bëhen të pavetëdijshëm dhe të punojnë me çështjet të cilat e pengojnë funksionimin e tanishëm. Një tjetër aspekt që vlen të përmendet në fund, të cilit i është kushtuar vëmendje, është dallimi i gjuhës verbale dhe asaj joverbale e cila është një mënyrë e përdorshme në seancat këshilluese (Polster & Polster, 1973).

 

Autore:

Andika Grozda

 

Referencat:

Clarke, K. M., & Greenberg, L. S. (1986). Differential effects of the Gestalt tëo-chair intervention and problem solving in resolving decisional conflict. Journal of Counseling Psychology, 33(1), 11–15.

Clarke, K. M., & Greenberg, L. S. (1988). Clinical research on Gestalt methods. New developments in clinical psychology (Vol. II, pp. 5–19). New York: Wiley and the British Psychological Society.

Daldrup, R. J., Beutler, L. E., Engle, D., & Greenberg, L. S. (1988). Focused expressive psychotherapy: Freeing the over controlled patient. New York: Guilford Press.

Elliott, R., & Greenberg, L. S. (2007). The essence of process-experiential/emotion-focused therapy. American Journal of Psychotherapy, 61(3), 241–254.

Greenberg, L. S., & Rice, L. N. (1981). The specific effects of a Gestalt intervention. Psychotherapy: Theory, Research, and Practice, 18, 31–37.

Henle, M. (2003). Gestalt psychology and Gestalt therapy. International Gestalt Journal, 26(2), 7–22.

Kogan, J. (1976). The genesis of gestalt therapy. In C. Hatcher and P. Himelstein,

Laura, (2004) Gestal Therapy. Past, Present, Theory, and Research.

Perls, F. (1968). Gestalt therapy verbatim. Moab, UT: Real People Press.

Perls, F., Hefferline, R. F., & Goodman, P. (1951). Gestalt therapy: Excitement and growth in the human personality. Gestalt Journal Press.

Polster, E., & Polster, M.(1973). Gestalt therapy integrated: Contours of theory and practice. New York: Brunner/Mazel. The handbook of gestalt therapy, 235–258.

Wallen, R. (1970). Gestalt therapy and Gestalt psychology. Gestalt therapy now, 36 (4), 8–9.

Yontef, G. (1993) Gestalt Therapy. Current Psychotherapies, 323-329.

Yontef, G. M., & Fuhr, R. (2005). Gestalt therapy theory of change. History, theory, and practice, 81–100.

Yontef, G. M., & Jacobs, L. (2011). Gestalt therapy. In R.J. Current psychotherapies, 342–382.