Trajtimi i vetes me mendjen tuaj është i mundur, por ka më shumë në lidhje me të se sa thjesht të menduarit pozitiv. A bien poshtë pretendimet e praktikuesve së Magjisë së zezë „fallxhorëve“ që mund të shërojnë? Duke lexuar artikullin mund të kuptoni shumë të vërteta.

Mendja juaj mund të jetë një mjet i fuqishëm shërues kur i jepet mundësia. Ideja që truri juaj mund ta bindë trupin tuaj me një trajtim të rrejshëm është gjë e vërtetë – e ashtuquajtura efekt i placebo dhe kështu të stimulojë shërimin ka qenë e njohur për mijëra vite. Tani shkenca ka gjetur se në rrethana të duhura, një placebo mund të jetë po aq efektiv sa trajtimet tradicionale.
Në mjekësi, efekti i fuqishëm pozitiv i mendjes mbi trupin njihet si efekti placebo. Placebo është një procedurë mjekësore e simuluar: pacientëve u jepen ilaçe “fallco” dhe u thuhet se po marrin ilaçe të vërteta; ose u thuhet se kanë pasur një ndërhyrje mjekësore kur në fakt nuk është bërë asgjë. Në disa raste, pacientëve që i’u dhanë këto trajtime të paefektshme sërish patën një përmirësim të vërtetë në gjendjen e tyre mjekësore.
Efekti placebo u zbulua gjatë Luftës së Parë Botërore, kur farmacitë ishin boshatisur dhe doktorët kuptuan se ndonjëherë mund t’ia lehtësonin vuajtjen pacientëve duke u thënë se u kishin dhënë trajtime për lehtësimin e dhimbjes. U bë gjerësisht e njohur gjatë viteve 1950, kur komuniteti mjekësor filloi të drejtonte studime të kontrolluara klinike. Gjatë pjesës më të madhe të historisë njerëzore, shumica e ilaçeve ishin në fakt tërësisht placebo; doktorët jepin ilaçe ose bënin ndërhyrje të cilat tani i dimë se kanë qenë krejtësisht të paefektshme. Megjithatë, gjendja e tyre sërish u përmirësua, falë aftësisë mbresëlënëse të mendjes për të pasur ndikim tek trupi.
Efekti placebo ndonjëherë mund të jetë jashtëzakonisht i fuqishëm. Ellen Langer një pedagoge e psikologjisë në Universitetin Harvard, mblodhi një grup pacientësh të moshuar në një ambient të ngjashëm me një shtëpi të pleqve dhe i akomodoi ata me dekorin, veshjet, ushqimin dhe muzikën e mirënjohur kur ata ishin në të njëzetat. Në javët pasardhëse, analizat fizike treguan lëkurë më të fortë, shikim më të mirë, forcim të muskujve, madje edhe densitet kockor më të lartë se më parë.
Ju vizitoni mjekun tuaj për dhimbje dhe ai/ajo përshkruan disa pilula. Pas marrjes së barnave për më pak se një ditë, ju tashmë ndiheni të mahnitshëm. Një mik në fushën mjekësore merr një vështrim mbi tabletat “magjike” që i’u janë përshkruar dhe ju tregon se keni marrë barna placebo gjatë gjithë kohës. Por … ato ende kishin efekt?
Në videot në vijim, mësoni rreth efektit placebo dhe si mund të ndryshojë eksperimentet shkencore.
Placebo efekti prodhon rezultate reale, të matshme!
Një studim i vitit 2014 zbuloi se 50% e efekteve të një pilule mund të ishte vetëm për shkak se pacientit i ishte thënë se atyre u ishte dhënë ilaçe dhe ata e besonin.

A duhet të përshkruajnë mjekët pilula Placebo?
Në Mbretërinë e Bashkuar, 97% e mjekëve pranuan se kanë përshkruar një placebo në vend të barnave të paktën një herë në karrierën e tyre.
Video e mëposhtme sqaron hollësisht çështjen në fjalë.

Autor:
Adem Gashi
Referencat:
Brynie, F. H. (2010). Chapter 4, “Pain and the Placebo Effect”. In Brain sense: The science of the senses and how we process the world around us (pp. 21-28). New York, NY: American Management Association.
Crum, A. J., & Langer, E. J. (2007). Mind-Set Matters. Psychological Science, 18(2), 165-171.