, ,

Gjumi i natës një faktor kyç në performancën akademike (Studim)

Një studim i ri ka zbuluar se gjumi gjatë natës është një faktor tejet i rëndësishëm për suksesin akademik në vitin e parë të studimeve.

Hulumtimi, i cili u krye në tre universitete të pavarura, përfshiu studentë të vitit të parë që ofronin aktigrafi të gjumit për një muaj në fillim të studimeve.

Studimi gjeti se më pak gjumë në fillim të periudhës akademike parashikonte notë mesatare më të ulët në fund të afati. Për çdo orë të humbur të gjumit mesatar të natës, pati një ulje prej 0,07 në notën mesatare në fund të afatit.

Studimi zbuloi gjithashtu se periudha në raste të gjumit me më pak se gjashtë orë çdo natë ishte një periudhë ku gjumi u transofrmua nga i dobishëm në i dëmshëm për notën mesatare në fundt të afatit, në krahasim me notën mestare të afatit të mëparshëm.

Këto gjetje përcaktojnë kohëzgjatjen e gjumit të natës si një faktor të rëndësishëm në suksesin akademik.

Komente:

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Artikuj të ngjashëm

Postimet e fundit

Kategoritë