Ankthi dhe depresioni tek studentët e arsimit të lartë (Studim)

Gjersa shumica e institucioneve të arsimit të lartë dhe studentëve në Kosovë sot nisin një vit të ri akademik, sa herë deri më sot e keni menduar se si shkuarja në universitet mund të ndikojë në mirëqenien tonë mendore?

Një studim i fundit thellohet pikërisht në këtë pyetje, duke ekzaminuar mirëqenien mendore të të rinjve që ndjekin arsimin e lartë në krahasim me ata që nuk e ndjekin atë.

Studiuesit përdorën të dhëna nga dy studime të mëdha, që shtrihen mbi një dekadë, për të marrë një vështrim gjithëpërfshirës të situatës. Ata anketuan mbi 10,000 të rinj në Angli, duke i pyetur ata për simptomat e çrregullimeve të shëndetit mendor si ankthi dhe depresioni.

Gjetjet treguan se, në moshën 18-19 vjeç, studentët raportuan nivele pak më të larta të këtyre simptomave të shëndetit mendor në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre jo-student. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se ky dallim ishte relativisht i vogël. Studimi tregoi gjithashtu se ata që vazhduan të ndiqnin arsimin e lartë kishin nivele pak më të larta të simptomave në moshën 16-17 vjeç, madje edhe para fillimit të universitetit. Ku, kjo sugjeron se mund të ketë edhe faktorë të tjerë të rëndësishëm për t’u shqyrtuar.

Së fundmi, me një nivel të konsiderueshëm lehtësues, të dhënat treguan se në moshën 25 vjeçare, nuk kishte më asnjë dallim domethënës në simptomat e shëndetit mendor midis atyre që kanë shkuar në universitet dhe atyre që nuk kanë shkuar, duke sugjeruar një zbehje të pabarzive fillestare.

Komente:

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Artikuj të ngjashëm

Postimet e fundit

Kategoritë