Meditimi është praktika e të menduarit thellë ose përqendrimi i mendjes në një një periudhë kohore, për të arritur shkallën më të lartë të vetëdijes shpirtërore. Ndërsa ka shumë forma të meditimit, qëllimi përfundimtar është ndjenja e relaksimit dhe paqes së brendshme, gjë që mund të përmirësojë shëndetin mendor. Dhe ekzistojnë shumë hulumtime që mbështetin këtë fakt (Welch, 2019).  Të uleni çdo ditë, për të paktën 15-30 minuta, bën një ndryshim të madh në mënyrën se si i qaseni jetës, sa personalisht i merrni gjërat dhe si jeni në marrëdhënie me të tjerët. Ajo rrit mëshirën, ju lejon të shihni gjërat më qartë (duke përfshirë veten) dhe krijon një ndjenjë të qetësisë dhe përqendrimit që është e papërshkrueshme (Gladding, 2013). Gjatë procesit të meditimit, stresi i grumbulluar zvogëlohet, energjia rritet dhe shëndeti përmirësohet.

Hulumtimet kanë konfirmuar një sërë përfitimesh shëndetësore të shoqëruara me praktikën e meditimit.

Këto përfshijnë:

  • Reduktimin e stresit
  • Uljen e ankthit
  • Uljen e depresionit
  • Zvogëlimin e dhimbjes (fizike dhe psikologjike)
  • Përmirësimin e kujtesës
  • Përmirësimin e gjumit dhe
  • Ndihmon në kalimin e varësive (Sharma, 2015).

Meditimi arrit t’i shkaktojë këto të mira në shëndetin tonë mendor, për shkak se prek zona të veçanta të trurit tonë. Gjatë procesit të meditimit bëhet:

  • Rritja e materies gri që ndkon në kujtesë, emocione, vendimmarrje dhe vetëkontroll
  • Rrit volumin në fushat që lidhen me rregullimin e emocioneve, emocionet pozitive dhe vetëkontrollin
  • Rrit trashësinë e korteksit që ju lejon të shikoni gjërat nga një perspektivë më racionale, logjike dhe e balancuar (Seppälä, 2013).

Në kohët e fundit, shumë psikologë po sugjerojnë meditimin si pjesë e psikoterapive të tyre, dhe efekti i saj po dëshmohet në shumë pacientë (McGee, 2008).


Autore:

Arbenita Berisha

Referencat:

Glading, R. (2013). This Is Your Brain on Meditation: The science explaining why you should meditate every day. Psychology Today.

McGee M. (2008). Meditation and psychiatry. Psychiatry (Edgmont (Pa. : Township))5(1), 28–41.

Seppälä, E. (2013). 20 Scientific Reasons to Start Meditating Today: New research shows meditation boosts your health, happiness, and success. Psychology Today.

Sharma H. (2015). Meditation: Process and effects. Ayu36(3), 233–237.

Welch, A. (2019). How Meditation Can Improve Your Mental Health. Everyday Health.