Leximi i përbashkët, pra të lexuarit e librave me zë të lartë te fëmijët e vegjël, siç është treguar edhe nga studime të shumta, është një nga mënyrat më të mira përt’i marrë hapat e parë në jetë për shkrim dhe lexim. Megjithatë, shumica e hulumtimeve janë kryer duke përdorur libra të printuara, përderisa librat elektornik apo e-librat tash përbëjnë një pjesë të rëndësishme në tregun e librave për fëmijë.

Shtrohet pyetja, se a janë e- librat më të dobishme sesa librat e printuar tradicionalisht për fëmijët? Hulumtuesit në kërkim të një përgjigjeje mbi këtë çështje, kanë hasur në rezultate pjesërisht konfliktuoze, ngase teknologjia e e- librit ka ndryshuar shumë gjatë dekadës së fundit. Në vend se të japim një përgjigje e thjeshtë, po ose jo, është më mirë të marrim në konsideratë se si, kur dhe çfarë lloji të e- librave, mund të jenë ndihmues në zhvillimin e leximit te fëmijët.

E- librat mund ta kapin interesin e fëmijëve!

Meqenëse ka një përzgjedhje të gjerë të e-librave, prindërit mund të gjejnë diçka që i’u përshtatet interesave personale të pothuajse çdo fëmiu. Shumë e- libra kanë shtuar karakteristika për të angazhuar interesin e fëmijëve, si për shembull, butona për të shtypur, leximi me zë, muzikë ose aktivitete shtesë që lidhen me librat, që prindërit dhe fëmijët mund t’i bëjnë së bashku. Këto karakteristika vijnë në ndihmesë, veçanërisht për fëmijët që kanë problem për të qëndruar gjatë pa lëvizur gjatë kohës së tregimit. Në një studim të publikuar më 2013, Julia Parrish- Morris dhe kolegët e saj kanë gjetur që çiftet e prindërve dhe fëmijëve që lexojnë së bashku e- libra me këto karakteristika, kalojnë më shumë kohë duke lexuar dhe ndërvepruar sesa ato çifte që kanë lexuar libra të formatit tradicional të printimit.

Disa paralajmërime

Meqenëse shumica e e- librave mund të rregullohen që të lexohen me zë, mund të jetë tunduese për prindërit që janë të angazhuar, ta lënë vetëm pajisjen të kryej pjesën e leximit. Megjithatë, të gjeturat në studimin e Segal- Drori, Korat, Shamirdhe Klein (2010), tregojnë se fëmijët që kanë përdorur këto mundësi nga e-librat, pa ndërveprim njerëzor, nuk kanë përfituar në të njëjtën mënyrë sikurse fëmijët që kanë lexuar e- librat me të rriturit.
           

Pra, e- librat mund të jenë një burim i madh i leximit të përbashkët, duke ofruar mundësinë e përfshirjes së zërit dhe muzikës, libra pa pagesë, libra në gjuhë të ndryshme, e madje edhe libra të vetë titulluara me fotografi të ndryshme. Por, fokusi duhet të mbetet te fjalët dhe idetë, jo te zilet dhe fishkëllimat, që mund të përdoren shtesë. Poashtu, të mos përdoren si zëvendësim i ndërveprimit njerëzor që duhet të ndodh gjatë leximit të përbashkët. Sikurse çdo gjë që lidhet me zhvillimin e fëmijëve, të rriturit të cilët tregojnë një lloj kujdesi dhe janë më ndërveprues, luajnë rol kyç në këtë process.

Autore: Arta Hiseni

Referencat:

Parish-Morris, J., Mahajan, N., Hirsh-Pasek, K., Golinkoff, R. M., & Collins, M. F. (2013). Once upon a time: Parent–child dialogue and storybook reading in the electronic era. Mind, Brain, and Education, 7(3), 200-211.

Segal-Drori, O., Korat, O., Shamir, A., & Klein, P. S. (2010). Reading electronic and printed books with and without adult instruction: Effects on emergent reading. Reading and Writing, 23(8), 913-930.