Terrorizmi është taktikë e jo entitet. Është metodë dhe jo qëllim. Psikologjia e terrorizmit shënohet më shumë me bazë mendimesh sesa nga një shkencë e mirëfilltë. Por një numër psikologësh kanë filluar të bashkojnë copëza të të dhënave.

Njohuri të rëndësishme janë grumbulluar rreth intervistave me rreth 60 ish-terroristë nga psikologu John Horgan, PhD, i cili drejton Qendrën Ndërkombëtare të Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë për studimin e terrorizmit. Horgan zbuloi se njerëzit që janë më të hapur ndaj rekrutimit dhe radikalizimit terrorist kanë tendencë të: – Ndjehen të zemëruar, të tjetërsuar kur u mohohen të drejtat. – Besojnë se përfshirja aktuale politike nuk u jep atyre fuqi për të bërë ndryshime reale. -Identifikohen me viktimat e padrejtësisë shoqërore që ata po luftojnë. – Besojnë se bashkimi me një lëvizje ofron shpërblime sociale dhe psikologjike si aventura, shoqëri dhe ndjenjë të identitetit.

Hogan ka zbuluar informata të rëndësishme rreth proceseve të hyrjes, përfshirjes dhe largimit nga organizata dhe si udhëheqësit ndikojnë në vendimin e njerëzve për të miratuar role të caktuara, për shembull duke lavdëruar rolin e bombarduesit vetëvrasës. Ai ka shqyrtuar edhe faktorët që i motivojnë njerëzit të largohen nga organizata. Një njeri i tha Horganit se ai ishte joshur në një lëvizje si një adoleshent kur rekrutuesit e zbukuronin çështjen. Por shpejt zbuloi se shokët e tij mbanin vlera sektare, jo ato idealiste që ai kishte dhe ai u tmerrua kur vrau viktimën e tij të parë.

Një qëllim jetese

Paradoksalisht, një frikë e një vdekje të pakuptimtë mund të jetë në thelb të motivit të terrorizmit dhe reagimeve ndaj terrorizmit pohon psikologu Tom Pyszczynski, PhD, i Universitetit të Kolorados në Colorado Springs. Së bashku me kolegët Jeff Greenberg, PhD dhe Sheldon Solomon, PhD, Pyszczynski zhvilluan një sërë studimesh në Shtetet e Bashkuara, Iran dhe Izrael në lidhje me konfliktin midis Lindje së Mesme dhe Perëndimit. Iranianët kishin më shumë gjasa të mbështesin bombardimet vetëvrasëse kundër perëndimorëve. Amerikanët kishin më shumë gjasa të përkrahin forcën ushtarake për të luftuar terrorizmin, edhe nëse do të thoshte të vriteshin mijëra civilë. Izraelitët kishin më shumë gjasa të pranonin dhunën kundër palestinezëve. Studimet janë përmbledhur në një artikull në revistën Shkencat Sjellëse të Terrorizmit dhe Agresionit Politik (Vol 1, Nr. 1).

Hulumtimet e mëtejshme të kryera nga bashkëdrejtuesi i Kruglanskut, hedhin dritë mbi rolin që një “mentalitet kolektivist” mund të luajë në terrorizëm. Sondazhet e tij për mijëra njerëz në 15 vende arabe dhe vende të tjera zbuluan se individët që kanë një mentalitet më kolektivist ka më shumë gjasa të mbështesin sulmet terroriste kundër amerikanëve sesa ato me prirje më individuale. Hulumtimi, i paraqitur në Psikologji Politike, zbuloi gjithashtu se suksesi personal i njerëzve me vetëvlerësim të ulët,mbështetnin idetë kolektive dhe për të mbështetur sulmet kundër amerikanëve. Të gjeturat sugjerojnë se bashkimi me grupet terroriste mund të japë një ndjenjë sigurie dhe kuptimi që njerëzit nuk ndihen si individë, thotë Kruglanski. Phathali Moghaddam, PhD, i Departamentit të Psikologjisë të Universitetit Georgetown. Në “Si globalizimi nxit terrorizmin”: Përfitimet e njëanshme të një bote nxit dhunën (Praeger, 2008), Moghaddam argumenton se globalizimi i shpejtë ka detyruar kulturat e ndryshme në kontakt me njëri-tjetrin dhe po kërcënon dominimin ose zhdukjen e disa grupeve- një version kulturor i “mbijetesës së më të fortit”.

De-radikalizimit si shpëtim konflikti

Në botën reale, psikologët gjithashtu po eksplorojnë efektin e iniciativave që po ndodhin në vendet, përfshirë: Egjiptin, Irakun, Arabinë Saudite, Singaporin dhe Mbretërinë e Bashkuar që po përpiqen të zbusin zemrat dhe mendjet e të burgosurve terroristë. Pasi qe shpesh ri-hyjnë në shoqëri që mund të rindezin besimet e tyre radikale. Një program në Indonezi, për shembull, përdor ish-militantë të cilët tani janë qytetarë që i binden ligjit, për të bindur ish-terroristët se dhuna kundër civilëve dëmton imazhin e Islamit.

Disa nga këto përpjekje tashmë kanë treguar premtime, thotë Kruglanski. Për shembull, grupi më i madh radikal islamik i Egjiptit, Al-Gama’a al-Islamiyya, hoqi dorë nga gjakderdhja në 2003, rezultat i një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga një avokat mysliman midis grupit dhe qeverisë egjiptiane dhe një programi ku dijetarët myslimanë diskutuan me udhëheqësit e grupeve të burgosur rreth kuptimit të vërtetë të Islamit. Si rezultat, udhëheqësit shkruan 25 vëllime që argumentonin për paqen dhe grupi nuk kreu asnjë akt terrorist që atëherë, Kruglanski tha se një grup i dytë i madh egjiptian, Al Jihad, hoqi dorë nga dhuna në vitin 2007 bazuar në një program të ngjashëm. Pra, siç shihet, paqja nuk është mungesë konfliktesh, është aftësia e zgjedhjes së tyre në mënyrë paqësore.

Autore:

Jerina Deda

Referencat:

Abrahms, M. (2008). What terrorists really want: Terrorist motives and counterterrorism atrategy. International Security, 32 (4), 78-105.

Angelis, T. (2009). Understanding terrorism. APA. Vol 40, No. 10. Page 60.