Ju ecni në një dhomë dhe papritmas truri juaj dridhet furishëm me një valë dërrmuese të familjaritetit, edhe pse kjo është një përvojë krejtësisht e re. Ashtu si diçka nga një komplot fantastiko-shkencor, duket sikur ju keni ecur në të ardhmen. Shanset janë, që ju keni përjetuar këtë situatë të njohur si déjà vu, të paktën njëherë gjatë jetës suaj. Déjà vu (fr. për “tashmë e pare”) ndodh në rreth 60 deri në 80 % të njerëzve. Një fenomen që është pothuajse gjithmonë i shkurtër dhe mund të shfaqet në çdo kohë. Déjà vu ka një reputacion të mbinatyrshëm. Njerëzit pyesin që a është déjà vu, kujtesë e një jete të kaluar? Shkencëtarët, megjithatë, kanë tendencë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje përmes një lente më logjike.
Anne Cleary, një psikologe kognitive në Universitetin Shtetëror të Kolorados, ka kaluar vitet e fundit duke rikrijuar déjà vu- në si një dukuri kujtese, ngjajshëm me një mashtrim të trurit kur keni një fjalë në majë të gjuhës suaj, por që thjeshtë nuk mund ta kujtoni. Cleary dhe të tjerë kanë treguar se déjà vu ka gjasa të jetë një fenomen i kujtesës. Kjo mund të ndodh kur dikush ndesh një skenar që është i ngjashëm me një kujtim aktual, por nuk arrijnë të kujtojnë kujtimin. Për shembull, Cleary dhe bashkëpunëtorët kanë treguar se déjà vu mund të nxitet nga një skenë që është e ngjashme me atë të mëparshmen për nga vendi ku ka ndodhur. “Nuk mund ta kujtojmë me vetëdije skenën paraprake, por truri ynë e njeh ngjashmërinë”, tha Cleary. Ky informacion vjen si ndjesi shqetësuese që ne kemi qenë atje më parë, por nuk mund të përcaktojmë kur apo pse.
“Hipoteza ime është se déjà vu është një manifestim i veçantë i familjaritetit, tha Cleary. Ju keni njohuri për një situatë ku mendoni se nuk duhet të keni dhe kjo është arsyeja pse është kaq e hidhur, aq e habitshme”.
Në eksperimentet e saj më të fundit, Cleary krijoi video-skena dinamike në të cilat pjesëmarrësve iu duhej të lëviznin nëpër një seri kthesash. Më vonë, atyre iu desh të lëviznin nëpër skena të ngjajshme hapësinore me ato të mëparshmet, për tu nxitur déjà vu-ja. Në çastin e fundit, ata u pyetën se cila duhet të jetë ana e fundit. Në ato momente, hulumtuesit i pyetën pjesëmarrësit nëse po përjetonin déjà vu dhe nëse ata mendonin se e dinin se cili duhej të ishte drejtimi i kthesës së ardhshme. Cleary dhe ekipi i saj theksuan se rreth gjysma e të anketuarve ndienin një paralajmërim të fortë gjatë déjà vu-së. Por ata nuk kishin më shumë gjasa të kujtonin përgjigjen e saktë. Me fjalë të tjera, pjesëmarrësit që kishin ndjenjën e parashikimit ishin shumë të sigurt se kishin të drejtë, por zakonisht nuk kishin.
Prandaj, si përfundim: jo, déjà vu nuk na ndihmon të parashikojmë të ardhmen. Por kjo mund të manifestohet si një ndjenjë që ne mundemi.

 

Autore:

Diadora Cërmjani

Referencat:

Colorado State University. (2018). Déjà vu and feelings of prediction: They’re just feelings: Researchers recreated deja vu in human subjects. ScienceDaily

Texas A&M University. (2016). What causes déjà vu?. ScienceDaily.