Shpesh është thënë se mençuria është arti i të diturit se nuk je i mençur.

Filozofi i madh, Sokrati, e ka mohuar të qënit i mençur më shumë se dy mijë vjet më parë dhe që atëherë ne bazohemi në fjalët e tij. Aty është një e vërtetë, por ai definim nuk është lehtësues. Dua të them, unë mbështesë pasigurinë, dyshimin për vetën dhe kuptimin e kufizimeve të mendjes, por mendoj se mund të veprojmë më mirë. Ndoshta edhe të bëjmë disa hapa përpara. 

Ç’është më e rëndësishmja, mendoj se mund të krijojmë përkufizimin tonë që e ndan atë nga thjeshtë inteligjenca e zakonshme dhe pastaj ta përdorim atë përkufizim për të ilustruar pse dallimi është i rëndësishëm dhe se si ne praktikisht mund ta shfrytëzojmë atë në jetën e përditshme.

Inteligjenca zakonisht lidhet me njohjen e diçkaje. Shpesh, kjo gjithashtu do të thotë që ne mund të përdorim me besim atë që dimë në një kontekst të veçantë.

Mençuria, për mua, është ndryshe. Është ndryshe, sepse ka më shumë dimensione. Mençuria, jo vetëm di, por gjithashtu kupton. Dhe dallimi midis të diturit dhe të kuptuarit është ajo që i bën gjërat interesante. Dituria në përgjithësi është faktike. Ju keni mësuar një lloj njohurie të veçantë dhe e njihni të vërtetën e saj, ashtu siç zbatohet për një problem të veçantë.

Megjithatë, të kuptuarit është më i luhatshëm. Ju keni mësuar një lloj të veçantë njohurie, por nuk e shihni atë si një fakt apo një të vërtetë të zbatuar në mënyrë të ngushtë në një gjë. Përkundrazi, ju e kuptoni thelbin e informacionit dhe mund ta shihni se si lidhet me gjithçka tjetër, me nuanca dhe kontradikta të përfshira. Dallimi është delikat, por i fuqishëm. Ndërsa inteligjenca ju jep dobi specifike, mençuria frymëzon fleksibilitetin. Ajo siguron një linjë më të strukturuar për të bashkëvepruar me realitetin, duke ndryshuar mënyrën se si mendoni.

Ndërtimi i njohurive relative

Saherë që keni ndryshim perspektivash, të madh apo të vogël, fitoni njohuri. Ju mësoni diçka të re që ndoshta nuk e keni ditur më parë dhe si rezultat, mendja juaj ndryshon vet në lidhje me atë që dihet për të ardhmen. Herën tjetër, ka një qartësi të shtuar. Nëse njohuria e fituar kuptohet, jo vetëm njihet, ekziston një hap tjetër që ndodh çdoherë, që ndyshon mendja.

Nëse jeni student, për shembull, dhe jeni duke shkruar për një provim, i cili është i vështirë, le të themi se vendosni të kopjoni. Pastaj, fatkeqësisht, duke kopjuar, ju zënë. Kjo çon në një notë të dobët/dështim në atë lëndë.

Gjëja që duhet mësuar nga kjo përvojë, e cila do të shtonte inteligjencën tuaj do të ishte fakti se kopjimi në një provim ka pasoja dhe ato pasoja, megjithëse të pamenduara, kanë një ndikim disproporcionalisht negativë në jetën tuaj. Thjeshtë nuk është e vlefshme për të ardhmen.

Hapi shtesë që do të përkthente inteligjencën në atë skenar të veçantë në mençuri të zbatueshme gjerësisht, do të ishte të kuptoje se jo vetëm që nuk ia vlen të kopjosh në një provim për shkak të pasojave të ashpëra, por edhe se shumica e gjërave në botë që bartin rreziqe në mënyrë disproporcionale shumë të kushtueshme të trajtohen me kujdes, qofshin ato vendime financiare apo zgjedhje të jetës personale. Ky është, sigurisht, një skenar shumë i thjeshtësuar, por e rëndësishme është se njohuria është relative dhe kuptueshmëria e mençurisë e njeh atë, në vend që ta trajtojë thjeshtë si një pikë informacioni e izoluar.

Në vend që mësimi të jetë se kopjimi është i keq, kombinoni thelbin e njohurive të mësuara nga kjo përvojë me punën tuaj të tanishme ekzistuese, me njohuritë e mëparshme për të çuar në shtëpi me të vërtetë parimin themelor. Në këtë mënyrë, kuptoni se si marrja e vendimeve të nxituara mund të dëmtojë marrëdhëniet tuaja personale, se si kuptimi i ri i rrezikut, mund të informojë praktikat e biznesit tuaj dhe si ajo që thoni është përtej asaj se pse i thoni gjërat.

Dituria është gjithmonë frytdhënëse, e më së miri kur është e lidhur me njohuri të tjera.

Krijimi i një rrjeti informues

Në rrjetin e shkencës, ekziston një efekt i njohur me emrin ligji “Metcalfe’s”.

Ai u përdor për herë të parë për të përshkruar rritjen e rrjeteve të telekomunikacionit, por me kalimin e kohës, aplikimi është zgjeruar përtej kësaj. Në thelb thuhet se vlera e një rrjeti rritet me numrin e përdoruesve të lidhur. Në çdo rrjet, çdo gjë me interes është një nyje dhe raporti midis gjërave të tilla është një lidhje. Numri i nyjave nuk pasqyron vetëm domosdoshmërisht vlerën e një rrjeti, por numri i lidhjeve midis atyre nyjave.

Për shembull, dhjetë telefona të pavarur në vetvete nuk janë aspak të dobishëm. Ajo që i bën ata të dobishëm është lidhja që ata kanë me telefonat e tjerë. Sa më shumë që ata janë të lidhur me telefona të tjerë, janë më të dobishëm, sepse kanë më tepër qasje me njëri-tjetrin. 

Pra, marrëdhënia midis llojeve të ndryshme të njohurive në mendjen tonë funksionon në të njëjtën mënyrë. Sa më shumë të lidhen ato me njëra-tjetrën, aq më i vlefshëm është rrjeti informativ që kemi në trurin tonë. Sa herë që fitoni njohuri, ju i veçoni ato në një kontekst të ngushtë që e trajton një problem të veçantë, ose e ndani në pjesë, në mënyrë që ta lidhni atë njohuri, me informacionin tashmë ekzistues që e keni.

Në këtë pjesë, inteligjenca gjendet brenda një xhepi të informacionit në vetvete. Megjithatë, mençuria është e akumuluar në procesin e krijimit të lidhjeve të reja. Secila nyje e dijes në mendje është një model mendor i disa aspekteve të realitetit, por ai model mendor nuk është i kompletuar derisa të zhvishet dhe rikontekstualizohet në dritën e informacionit që gjendet në modelet e tjera mendore të njohurive rreth tij. Mënyra e vetme për të fituar mençurinë është të mendosh në kuptimin e rrjetit të informacionit si tërësi dhe jo nyjave individuale që përmban.

Këtu konsiderohet nuanca, respekti për kompleksitetin, e informacioni i specializuar e gjen fleksibilitetin. Fuqia e mendjes suaj varet nga vlera e rrjetit tuaj të informacionit.

Zhytja

Kërkimi për mençuri është një përpjekje e vjetër. Është një mënyrë e rekomanduar nga shumë të tjerë. Është thënë të jetë e dobishme për të gjetur kënaqësi të brendshme, si dhe për të nxitur suksese të jashtme. Është një mënyrë më e kujdesshme për të ndërvepruar me realitetin.

Ndërsa definimi për mençurinë, jo nga të gjithë është i njëjti, nuk duket shumë e vështirë për ta dalluar atë nga një mënyrë e kuptimit më të thellë. Një gjë që shkon përtej njohjes që zakonisht asocion me inteligjencën. Kur mendojmë për përvetësimin e inteligjencës, mendojmë për informacione të reja të frymëzuara nga një ndryshim i perspektivës që na tregon një të vërtetë për një aspekt të realitetit.

Mençuria shkon edhe më tej. Ajo zbërthen informacionin deri në thelb, në mënyrë që të mund të lidhet parimi themelor i dijes me rrjetin ekzistues të informacionit që është në mendje. Është lidhja e këtij rrjeti që e ndan atë nga inteligjenca e thjeshtë. Sa më shumë lidhje midis çdo informacioni, aq më i vlefshëm i gjithë rrjeti për të trajtuar ndonjë problem. Ajo shton një dimension të veçantë për secilin model mendor të përfshirë në mendje. Thjeshtë duke e ditur këtë, nuk e bën një person të zhytet në mençuri, por me vetëdijësim dhe praktikë, mund të krijohen modele të reja të të menduarit. 

Mënyra se si e bëni këtë, formon çdo gjë tjetër. Andaj ia vlen të punohet!

Përktheu dhe përshtati: Artë Dulaj

Redaktoi: Bleona Humolli

Referenca: Rana, Z. (2018). The difference between intelligence and wisdom and how to acquire both. Quartz.