Neuroshkencëtarët e Universitetit të Albertës, kanë identifikuar qarkun neural që mund të vërtetojë inteligjencën tek zogjtë. Zbulimi është një shembull i evolucionit kovergjent në mes trurit të zogjve dhe primatëve, me potencialin për të ofruar depërtim në bazën neurale të inteligjencës njerëzore.

“Një zonë e trurit që luan rol shumë të madh në inteligjencën e primatëve, quhet pontine nuclei” ka thënë Cristian Guiterrez- Ibanez (2018), PhD i departamnetit të Psikologjisë. Kjo strukturë transferon infromacionin në mes zonave më të mëdha të trurit: korteksit dhe cerebellumit, gjë që lejon procesim më të lartë dhe sjellje më të sofistikuar. Tek njerëzit dhe primatët, pontine nuclei krahasohet shumë me gjitarët e tjerë. Kjo me të drejtë, për shkak të aftësive tona kognitive.

Zogjtë e kanë shumë të vogël zonën pontine nuclei. Në vend të saj, ata kanë një strukturë të ngjashme, të quajtur medial spiriform nucleus (SpM), që ka lidhje të ngjashme. E lokalizuar në një pjesë tjetër të trurit, SpM funksionon njësoj sikurse pontine nuclei, duke e qarkulluar informacionin nga kroteksi tek cerebellumi. “Ky shteg në mes koretksit dhe cerebellumit është i rëndësishëm për planifikim dhe ekzekutim të sjelljeve të sofistikuara,” ka thënë Doug Wylie (2018), profesor i psikologjisë dhe bashkëautor i këtij hulumtimi.

Duke përdorur një mostër prej 98 shpezëve, duke përfshirë këtu pula, shpendë të ujit, papagaj e hutë, shkencëtarët kanë studiuar trurin e tyre duke e krahasuar madhësinë e SpM-së me pjesën tjetër të trurit. Ata kanë ardhur në përfundim, se papagajtë e kanë SpM-në më të madhe sesa shpendët e tjerë.

“SpM- ja është mjaft e madhe tek papagajtë. Është gati pesë herë më e madhe sesa tek shpendët e tjerë, për shembull tek pulat,” ka thënë Gutierrez. Në mënyrë të pavarur, papagajtë e kanë zhvilluar këtë zonë në mes korteksit dhe cerebellumit, njësoj si tek primatët. Kjo është një tjetër shembull fascionues i konvergjencës në mes papagajëve dhe primatëve. Fillon me sjellje të sofistikuara, sikurse përdorimi i mjeteve dhe vetëdijësimi dhe mund të shihet në tru. Sa më shumë të studiojmë trurin, më shumë ngjashmëri do të shohim. Më tutje, hulumtuesit shpresojnë të studiojnë më tepër SpM-në te papagajtë, për të kuptuar se cilat lloje të informacioneve shkojnë aty dhe pse. “Kjo mund të prezantojë një mënyrë të shkëlqyeshme sesi truri i njerëzve funksionon, ngase na mundëson që në mënyrë të ngjashme, të shohim sesi funksion pontine nuclei”, ka thënë Gutierrez.

Përktheu dhe përshtati:

ArtaHiseni

Referenca:

Guiterrez- Ibanez, C & Wylie, D. (2018). Neuroscientists uncover secret to intelligence in parrots: Study shows evidence of convergence in bird and primate evolution. Science Daily.

Redaktoi:

Mihane Fetahu