Nënat përgjatë shtatëzanisë duhet të shmangin dukshëm marrjen e barnave të parëndësishme, qofshin edhe ato të përshkruara e që nuk kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e procesit të shtatëzanisë. Sipas studimeve tregohet se përdorimi i anti-depresantëve nuk rezulton të shkaktojë probleme të mëdha përgjatë procesit të lindjes (përveq Paxil- ku FDI gjeti se kohëve të fundit po ka ndikim në malformimet në zemër tek foshnjat). Së dyti nuk ka të dhëna specifike që tregojnë se përdorimi i ilaçeve kundër depresionit do të mund ta dëmtonin trurin e fetusit dhe së treti hulumtimet tregojnë se depresioni tek nënat gjatë shtatëzanisë dëmton fetusin si dhe do ketë pasoja tek foshnjet e posalindura.

Depresioni tek gratë shtatëzëna është i zakonshëm dhe potencialisht serioz që ndodh në të paktën një në dhjetë gra. Depresioni lidhet kryesisht me abortin, lindjen e parakohëshme, peshën e ulët të foshnjës të posalinur, problemet të ndryshme shëndetësore gjatë rritjes së fetusit, të qarat e tepërta të foshnjës dhe të tjera shqetësime rreth foshnjës krijojnë hipertension tek nënat që mund të jetë fatale si për nënën ashtu edhe për fetusin. Për më tepër, gratë që kanë qenë në depresion para shtatëzanisë kanë shumë të ngjarë që të bien në depresion edhe pas lindjes. Edhe në mesin e grave që ndalojnë përdorimin e barnave të depresionit para konceptimit apo gjatë fazave të para të shtatëzanisë, rreth 75% të tyre do të bien prapë në gjendje depresioni sipas një studimi të kohëve të fundit nga Arkivat e Shëndetit Mendor të Grave.
Për Gideon Koren, profesor i pediatrisë dhe farmakologjisë në Universitetin e Torontos, rreziqet e depresionit të patrajtuar shfaqin rrezikshmëri më të madhe edhe se problemet që shfaqen si pasojë e varësisë ndaj drogave. Një studim i grupit të tij, i botuar në American Journal of Psychiatry, krahasuan fëmijët e grave të cilat kanë përdorur anti-depresant gjatë shtatëzanisë dhe fëmijët e atyre nënave të cilat nuk kanë qenë në depresion. Nuk është gjetur asnjë ndryshim në sjelljen, temperamentin apo IQ, lidhur me mjekimin e fëmijëve deri në moshën 6 vjeçare. Periudhat e gjata të depresionit maternal pas lindjes, megjithatë, lidhen me IQ më të ulët tek fëmijët, gjithashtu mund të kenë efekt edhe në zhvillim të vonshëm gjuhësorë tek fëmijët, ku ata dalin kryesisht dobët në testet gjuhësore. Trajtimet e hershme të depresionit sjellin përfitime si për nënën ashtu edhe fëmijët.

Studiuesit e tjerë siç është Sandy Zeskind, një profesor i pediatrisë në Universitetin e Karolinës Veriore, tregon për faktin se serotonina si neurotransmiter (kimikat që lirohet nga neuroret e sistemit nervor) i prekur nga këto barna, ka rol kritik në zhvillimin e trurit duke vepruar si një faktor i rritjes, jo vetëm një lajmëtar kimik. Në lindje, deri në 30% e foshnjave të lindura nga gratë që kanë përdorur anti-depresant vuajnë nga sindroma e tërheqjes ose toksicitetit, ku fëmijët mund të jenë të shqetësuar apo të vuajnë nga problemet e frymëmarrjes. Simptomat duken të jenë të tmerrshme, por nuk rezultojnë të jenë afatgjata apo të kenë rezultate fatale.
Çka rekomandohet?
Për shkak se tremujori i parë i shtatëzanisë është periudha më kritike për ekspozimin e serotoninës, disa mjekë rekomandojnë që gratë të largojnë medikamentet përgjatë tremujorit të dytë dhe t’i rifillojnë ato pas lindjes, nëse është e nevojshme. Një qasje e tillë apo edhe përdorimi i medikamenteve me doza të zvogëluara mund të balancojë më mirë rreziqet dhe përfitimet si për nënat ashtu edhe për fëmijët.

Autore:
Greta Imeri

Referenca:
Coren, D. (2012). Neurodevelopment of Children Following Prenatal Exposure to Venlafaxine, Selective Serotonin Reuptake Inhibitors, or Untreated Maternal Depression. The American Journal of Psychiatry.
Szalavitz, M. (2016). When it Comes to Antipressants, How Worried Should a Pregnant Woman Be? Should I Drop My Antidepressant?
Zeskind, S. (2014). Mother’s depression vs. concern for fetus. The Baltimore Sun.