Një tjetër çështje e rëndësishme është nëse disa forma të psikoterapsië janë më efektive se të tjerat. A është terapia e sjelljes, për shembull, më efektive se sa terapia e kthjellimit psikik? Në përgjithësi, përgjigja duket se është ‘’jo shumë’’. Shumica e përfitimeve nga trajtimi duket se vjen nga qenia në një lloj terapie, pavarësisht se çfarë lloji është ajo.

 

Siç e dijmë, format e ndryshme të psikoterapisë bazohen mbi pikëpamje të ndryshme rreth shkaqeve të çrregullimeve mendore dhe, të paktën në dukje, e përdorin trajtimin e çrregullimeve me mënyra të ndryshme. Përse, atëherë, nuk ka ndryshime në efektivitetin e tyre? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje, disa psikologë e kanë përqendruar vëmendjen e tyre mbi çka kanë të përbashkët format e ndryshme të psikoterapisë, se sa në theksimin e ndryshimeve midis tyre:

  1. Të gjitha format e psikoterapisë iu japin njerëzve një shpjegim për problemet e tyre. Krahas këtij shpjegimi shpesh u hapet edhe një përspektivë e re, që iu jep njerëzve veprime specifike për t’i ndihmuar që të përballen më me sukses.
  2. Shumica e formave të psikoterapisë iu japin njerëzve shpresë. Meqenëse shumica e njerëzve që kërkojnë terapi kanë një vlerësim të ulët për veten, ndihen të demoralizuar dhe të brengosur, shpresa dhe e ardhmja e përmirësimit i shtojnë ndjenjat e tyre për vlerësimin e vetes.
  3. Të gjitha llojet e psikoterapisë e futin klientin në një lidhje terapeutike me terapistin. Megjithëse mënyrat e tyre terapeutike mund të ndryshojnë, terapistët e suksesshëm janë njerëz të ngrohtë, të prekshëm, të kujdesshëm, që e kuptojnë rëndësinë e krijimit të një lidhjeje të fortë emocionale me klientët e tyre, e cila bazohet mbi respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.

Të gjithë së bashku, këta faktorë jo specifikë, të përbashkët, duke se të paktën pjesërisht, shpjegojnë se përse shumica e njerëzve, që i nënshtrohen terapsië tregojnë në njëfarë mase përmirësime, në krahasim me ata që nuk marrin fare ndihmë terapeutike. Megjithatë, disa lloje të psikoterapisë duket se janë mjaftë të përshtatshme për probleme dhe njerëz të caktuar.

Terapia e kthjellimit psikik, për shembull, duket se iu përshtatet mirë njerëzve, që kërkojnë ta kuptojnë thellë vetveten, të çlirohen nga konflikti dhe ankthi i brendshëm, apo të kenë marrëdhënie më të mira me të tjerët.

Terapitë e kthjellimit psikik – Një mori psikoterapish individuale, që synojnë t’i bëjnë njerëzit të kuptojnë më mirë dhe të vetëdijësohen më shumë mbi ndjenjat, motivimet dhe veprimet e tyre, me shpresën se kjo do t’i ndihmojë për t’u përshtatur.

Terapia e sjelljes me sa duket është shumë e përshtatshme për trajtimin e anktheve specifike apo problemeve të sjelljes të përcaktuara mirë, si për shembull mosfunksionimi seksual.

Terapitë e sjelljes – Mënyra trajtmi që bazohen mbi besimin se të gjitha sjelljet, normale dhe anormale, mësohen, ndaj dhe objektivi i terapisë është t’u mësojë njerëzve mënyra të reja sjelljeje, më të kënaqshme.

Terapia familjare zakonisht është më efektive se sa këshillimi individual për trajtimin e abuzimeve me drogat.

Terapia familjare – Formë e terapisë me grupe, që e sheh familjen, të paktën pjesërisht, përgjegjëse për problemet e individit dhe që kërkon të ndryshojë sjelljen e të gjithë pjesëtarëve të familjes, për të mirën e familjes, si edhe të individit me çrregullim.

Terapitë konjitive janë parë më efektive në trajtimin e depresionit dhe duket se janë premtuese edhe ndaj çrregullimeve të ankthit.

Terapitë konjitive – Psikoterapi, që e vënë theksin në ndryshimin e përceptimeve të klientëve për situatën e tyre jetësore, si mënyrë për të përmisuar sjelljen e tyre

Prirja e psikoterapisë është drejtë eklektizmit, pra drejtë njohjes së vlerave të paketës me një trajtim të gjerë, se sa dhënia vetëm pas një forme të vetme terapie.

Eklektizmi – Mënyrë psikoterapeutike që njeh vlerën e shumë qasjeve apo me një trajtim më të gjerë duke hequr dorë nga ngulitja e fortë vetëm te një formë e veçantë terapie.

Autor:

Adem Gashi

 

Referencat:

Mccullough, J. P. (2015). Cognitive Behavioral Analysis System of Psychotherapy (CBASP) for Chronic Depression. Oxford Clinical Psychology

Donald, I. N., & Carey, T. A. (2017). Improving knowledge about the effectiveness of psychotherapy. Psychotherapy and Politics International, 15(3). doi:10.1002/ppi.1424

Lambert, M. J., & Vermeersch, D. A. (2002). Effectiveness of Psychotherapy. Encyclopedia of Psychotherapy, 709-714. doi:10.1016/b0-12-343010-0/00084-2

Campbell, T. L. (2003). The Effectiveness Of Family Interventions For Physical Disorders. Journal of Marital and Family Therapy, 29(2), 263-281. doi:10.1111/j.1752-0606.2003.tb01204.x