Filmat horror janë filma që krijojnë frikë dhe panik, shkaktojnë tmerr dhe alarm, po ashtu kërkojnë frikën tonë më të fshehtë. Në shumicën e rasteve filmat horror kanë fund të tmerrshëm dhe të frikshëm duke na joshur dhe argëtuar në të njejtën kohë me një eksperiencë karakteristike. Çfardo tipari i errët, primitiv dhe revoltues që na tërheq dhe zmbraps njëkohësisht është i paraqitur në filmin horror, por çfarë ndodh me trurin dhe trupin tonë kur ne shikojmë filma të tillë?

Ndryshimet në tru: Filmat horror mund të shkaktojnë reagime te ata persona që vujnë nga çrregullimi i stresit post-traumatik, në raste të rralla gjithashtu mund edhe ta shkaktojnë atë. Kujtimet që lidhen me një situatë në jetën reale e që janë të paraqitura në film mund të shkaktojnë ndryshime tek ne. Ankthi mund të jetë gjithashtu efekt i shikimit të filmave të frikshëm, sidomos tek fëmijët. Ndërsa personat që shikojnë vazhdimisht këtë lloj filmi i ekspozohen më pak stresit dhe ankthit kur paraqiten imazhe kërcënuese (Barry, 2002).

Ndryshimet Hormonale: Shikimi i filmave horror liron dopaminën dhe adrenalinën, hormone këto që veprojnë si neurotransmitues dhe lirimi i tyre shkakton panik dhe zbehje të fytyrës.

Ndryshimet në zemër: Një studim i kryer mbi një grup të rinjsh zbuloi se shikimi i një filmi horror shkakton një rritje prej 14 rrahje në minutë të shkallës së zemrës. Është gjetur gjithashtu një rritje e ndjeshme e presionit të gjakut. Përveç kësaj, studiuesit gjetën një rritje të qelizave të bardha të gjakut në gjak dhe një përqendrim më të lartë të hematokritit.
Sipas një studimi që ëshë bërë në Universitetin Wisconsin- Madison, burrat pëlqejnë më shumë të shikojnë filma horror kur janë në prani të një gruaje përshkak se ata janë në gjendje të tregojnë trimërinë e tyre (Bruggemann, 2002).
Sipas Cantor, autores së “Teddy’s Trouble” ka thënë se fëmijët e moshës 5-7 vjeç atë çfarë e shohin edhe e besojnë, prandaj rrëmbimet, ngacmimet dhe skenat e frikshme mund të shkaktojnë tek fëmijët ankth dhe stres. Ajo po ashtu ka bërë një studim me fëmijët e moshës 14 vjeçe dhe ka zbuluar se fëmijët që kanë shikuar filma horror kanë vështirësi për të fjetur e poashtu ndihen të frikësuar për të marrë pjesë në aktivitetet e zakonshme ditore.

Autore:
Fjolla Bytyçi

Referencat:
Barry, R. J & Bruggemann, J. M. (2002). Eyscenck’s P as a modulator of affective and eloctrodermal responses to horror and comic films. Personality and Individual Differences.
Cantor, M. (2018). Why some people love horror movies while others hate them. PsychCentral.