Ndryshe nga psikologjia tradicionale që përqendrohet më shumë në shkaqet dhe simptomat e çregullimeve mendore dhe shqetësimeve emocionale, psikologjia pozitive thekson tiparet, modelet e të menduarit, sjelljet dhe përvojat që janë përpara-menduar dhe mund të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës së përditshme të një personi. Këto mund të përfshijnë: optimizëm, spiritualitet, shpresë, lumturi, kreativitet, këmbëngulje, drejtësi dhe praktikë të vullnetit të lirë. Ky është një eksplorim i fuqive të dikujt, në vend të dobësive të dikujt. Qëllimi i psikologjisë pozitive nuk është të zëvendësojë ato forma tradicionale të terapisë që përqëndrohen në përvojat negative, por në vend të kësaj të zgjerohet dhe të japë më shumë balancë në procesin terapeutik.

Kur zbatohet?

Psikologjia pozitive mund të zbatohet për fëmijët dhe të rriturit në mjediset e edukimit dhe ambientet e shëndetit mendor, si dhe në praktikat e këshillimit privat. Ekziston gjithashtu një vend për psikologji pozitive jashtë fushës së praktikës terapeutike, siç është menaxhimi i burimeve njerëzore dhe administrimi i biznesit.

Çfarë të presësh?

Psikologjia pozitive nganjëherë quhet “shkenca e lumturisë”. Një nga pyetjet që psikologët pozitivë përpiqen të adresojnë është: “A mundet një person të jetë i lumtur dhe realist në të njëjtën kohë?” Duke njohur problemet e botës dhe të individit, psikologët pozitivë besojnë se ende mund të udhëheqë një jetë produktive, kuptimplotë dhe të kënaqshme. Qëllimi është të minimizohet negativiteti në të menduarit dhe sjelljet e dikujt, të zhvillohet një qëndrim më optimist që do të përmirësojë më tepër, sesa të prishë jetën shoqërore, profesionale dhe shpirtërore. Terapeutë dhe këshilltarë pozitivë, përdorin një sërë ushtrimesh dhe intervenimesh për t’i ndihmuar klientët e tyre të bëhen më të vetëdijshëm dhe të identifikojnë tiparet dhe pikat e forta pozitive.

Si funksionon?

Në një masë të madhe, lëvizja psikologjike pozitive filloi në vitet 1950 dhe ’60, me futjen e një qasjeje humaniste në terapi. Pak kohë më pas, psikologët filluan të kuptonin se duke kërkuar vetëm dëmet e bëra për të rriturit nuk po ndihmonte për të parandaluar problemet e shëndetit mendor që shpesh fillojnë në fëmijëri. Në fund të viteve 1990, psikologu Martin Seligman njohu se për hir të parandalimit, hulumtuesit dhe praktikuesit duhej të fillonin të shihnin më nga afër pikat e forta dhe virtytet njerëzore, jo vetëm dobësitë, dhe të kuptonin se si t’i futnin tiparet pozitive tek njerëzit më të rinj, që mund të jenë në rrezik për të zhvilluar emocione jo të shëndetshme dhe sjellje që sinjalizojnë sëmundje mendore. Seligman propozoi se psikoterapia e suksesshme në të ardhmen, do të jetë jo vetëm një proces ku njerëzit flasin për problemet e tyre, por edhe aty ku njerëzit shqyrtojnë dhe mësojnë të përdorin pikat e forta. Ai sugjeroi se ushtrimet në lumturi mund të përdoren për të bërë dallime të përhershme në ata që janë në depresion, në ankth ose në konflikt.

Çfarë duhet të kërkoni në psikologjinë pozitive?

Shkenca e psikologjisë pozitive mund të inkorporohet në të gjitha nivelet e stërvitjes, këshillimit dhe psikoterapisë. Kërkoni një profesionist të licencuar dhe me përvojë me trajnime në psikologji pozitive. Përveç gjetjes së dikujt me sfondin e duhur arsimor, përvojën dhe qasjen pozitive, kërkoni një terapist me të cilin ndjeheni mirë duke diskutuar çështje personale.

Përktheu dhe përshtati: Anisa Xharavina

Referenca:

Psychology Today. (2019). Positive Psychology. Retrieved from:https://www.psychologytoday.com/us/therapy-types/positive-psychology