Ky artikull, nuk adreson vetëm ata që identifikohen si viktimë ose të mbijetuar të abuzimit seksual në fëmijëri. Ky artikull është për ata që ende fajësojnë veten – për abuzimin e përjetuar. Këto ndjenja mund të krijojnë konfuzione dhe e bëjnë të vështirë etiketimin e asaj që ka ndodhur.

Çfarë është zhvillimi seksual i fëmijërisë?

Zhvillimi seksual nuk ndodh vetëm në moshën 18 vjeçare, por fillon që nga lindja. Është një pjesë normale dhe e shëndetshme e zhvillimit seksual të fëmijërisë për fëmijët e vegjël, të cilët fillojnë të eksplorojnë trupin e tyre, dhe të kenë kuriozitet për trupin e gjinisë së tjetër.

Asnjë nga këto gjëra nuk janë të turpshme, të gabuara ose të neveritshme. Ato janë vetëm një pjesë e natyrshme e zhvillimit seksual.

Është e rëndësishme, kuptimi i këtyre aspekteve normale të zhvillimit seksual të fëmijërisë, sepse viktimat e abuzimit seksual në fëmijëri, shpesh përpiqen të kuptojnë se pse trupi i tyre mund të ketë reaguar me kënaqësi, gjatë asaj që ata tani e kuptojnë si një përvojë seksualisht abuzive. Realiteti është që trupat tanë janë të angazhuar për t’iu përgjigjur kënaqësisë seksuale, një reagim i cili për fat të keq është në gjendje të vazhdojë edhe gjatë abuzimit seksual, me ose pa thënë kështu.

Natyra e një fëmije!

Tashmë si të rritur, ata shpesh harrojnë se dikur ishin fëmijë – të kufizuar në kuptimin e tyre të botës, të varur nga të tjerët për t’i mbrojtur dhe me pak ose aspak kontroll mbi shumë situata. Ata nuk kishin parashikimin apo njohurinë për të kuptuar gjërat që kanë përjetuar ndërsa ato po ndodhnin. Tani ata shikojnë prapa, duke dënuar veten e tyre të fëmijërisë, sepse sipas tyre, ishte naiv e kurioz – në fund të fundit duke dënuar veten e tyre të fëmijërisë sepse dikur qenë të tillë. Është e rëndësishme të hidhet një vështrim në qenien e natyrshme të fëmijëve, para se të dënohen fëmijët e abuzuar. Këtu është një listë e 6 tipareve të përbashkëta që ndajnë shumica e fëmijëve:

  • Fëmijët kanë tendencë të natyrshme drejt kuriozitetit – kjo është pjesë e përpjekjes së tyre natyrore për të mësuar dhe për të eksploruar botën rreth tyre. Fëmijët shpesh ndjekin kuriozitetin e tyre ose në një pikë të kuptimit çfarëdo që ata janë duke eksploruar ose derisa të frikësohen dhe pastaj të tërhiqen.
  • Fëmijët, në veçanti, kanë një kuriozitet natyror rreth seksit, akteve seksuale, imazheve seksuale, prekjes seksuale dhe ndjenjave fizike të stimulimit që nga një moshë shumë e re – megjithëse nuk i kuptojnë plotësisht aktet seksuale ose seksualitetin.
  • Fëmijët kanë një tendencë të natyrshme për të kërkuar dashuri dhe vëmendje – kjo është gjithashtu e lidhur në to. Është pjesë e instinkteve të tyre të mbijetesës për të kërkuar vëmendje, edukim, mbrojtje dhe kujdes nga ata që ata perceptojnë të jenë në pushtet. Fëmijët perceptojnë fuqinë në dallimet e moshës – pavarësisht nëse ai person është vetëm 4 vjet më i vjetër ose 40 vjet më i vjetër.
  • Fëmijët në përgjithësi kanë besim tek individët e moshuar, veçanërisht ata që janë të njohur për ta. Fëmijët zakonisht e përdorin qasjen e besueshme derisa të provohet ndryshe. Mos harroni “rrezik i huaj?” Ky është një shembull i mirë se si duhet të mësojmë fëmijët që të mos i besojmë njerëzve të caktuar, pasi nuk është në natyrën e tyre.
  • Fëmijët shpesh mbajnë sekrete – duke mbajtur një sekret, fëmijët ndiejnë njëfarë ndjenje kontrolli mbi parandalimin e diçkaje të keqe që mund të ndodh.
  • Fëmijët mësohen të jenë në përputhje me këdo që është më i vjetër se ata – ky është një mësim i domosdoshëm në fëmijërinë e hershme, pasi fëmijët mësohen të përmbushin pritjet e prindërve, motrave dhe vëllezërve më të mëdhenj, anëtarëve të familjes, mësuesve, trajnerëve dhe të tjerëve në jetën e tyre.

Këta faktorë mund të luajnë një rol në abuzimin seksual të fëmijërisë. Janë jashtëzakonisht të rëndësishëm sepse janë faktorë që më së shpeshti janë të lidhura me turpin. Ata janë faktorët që përdoren më së shpeshti nga viktimat për ta fajësuar veten si një i rritur duke shikuar prapa në përvojën e tyre – kur në realitet ato thjesht janë pjesë e natyrës së fëmijës. Pa një abuzues të pranishëm për t’ju dëmtuar, këto tendenca natyrore të fëmijëve nuk janë të pamend apo të rrezikshme, ata janë vetëm një pjesë normale e fëmijërisë. Nuk është për t’u fajësuar, fakti që ato u përdorën kundër tyre.

Shumë herë, ata humbin perspektivën e tyre të fëmijërisë kur bëhen të rritur. Ata harrojnë se si ndjeheshim, si panë botën, gjërat që bënë, gjërat që për ata kishin rëndësi. Ata harrojnë se ishin të pafajshëm. Ata filluan të mbajnë përgjegjësinë për vetën e tyre qysh 7 vjeç për atë se si do të ishin si të rritur. Ata fajësojnë veten për mos njohjen e gjërave që nuk mund t’i kishin njohur, sepse nuk janë mbrojtur nga gjërat që nuk e kanë kuptuar dëmin dhe për mos i thënë dikujt një sekret, e cila i’u dukej sikur ishte mjaft e madhe për t’i dhënë fund botës . Sekreti ende ndjehet i madh për ta tani – imagjinoni sa e madhe ndihej për ta atëherë.

Ata mund të fajësojnë veten për abuzimin. Mund të i’u duket e pamundur ta heqin atë faj nga shpatullat e tyre dhe ta vendosnin aty ku i përket, ndaj abuzuesit të tyre. Në vend të kësaj, ata duhet të falin veten dhe të vazhdojnë me të ardhmen.

Përktheu dhe përshtati: Korab Mala

Referenca:

Childhood Sexual Abuse: Forgiving The Child Within. (2017, December 15). Retrieved from http://www.letstalkcounselingandservices.com/blaming-yourself-for-sexual-abuse/?fbclid=IwAR39OqBjhXPglx0NW_8L6RzDL8PGZbW60gXcY7gHO1nvpQFeb6qovR-GWII