Njerëzit me akne janë në rrezik më të lartë për depresion në vitet e para pas shfaqjes së tyre!
Studiuesit përdorën një bazë të dhënash britanike me 134.427 burra dhe gra me akne dhe 1,731,608 pa akne të cilët i përcollën për 15 vite rresht. Shumica ishin nën moshën 19 vjeç në fillim të studimit, megjithëse mosha sillej prej 7 deri 50 vjeç. Studimi u publikua edhe në revistën britanike të Dermatologjisë.
Gjatë kohës së studimit 15 vjeçar, probabiliteti për të zhvilluar depresion madhor ishte 18.5% midis pacientëve me akne dhe 12% tek ata pa akne.
Personat me akne kishin më shumë gjasë të ishin femra, më të reja në moshë, jo duhanpirëse dhe të statusit të lart socio-ekonomik. Ato, gjithashtu kishin më pak gjasë të përdornin alkool ose të ishin obezë.
Pas përshtatjes së këtyre faktorëve, shkencëtarët zbuluan se rritja e rrezikut për depresion ishte më persistente vetëm në 5 vitet e para pas diagnostikimit. Rreziku ishte më i lartë në vitin e parë, ku ka pasur një rritje prej 63% të rrezikut të depresionit në një person me akne në krahasim me personat e tjerë të cilët nuk kishin akne. Arsyeja e kësaj ndërlidhje është e paqartë. Autorja kryesore, Isabele Vallerand, një epdiemilogjiste tek Universiteti i Calagry, tha se u befasua të shihte një rrezik kaq të madh.
“Duket se aknet janë shumë më shumë se sa vetëm një problem lëkure” u shpreh ajo.“Ato mund të kenë ndikim thelbësorë në shëndetin e përgjithshëm mendor”.
Autore:
Fjolla Maloku
Referenca:
Bakalar, N. (2018). Acne Can Increase the Risk for Depression. Nytimes.com