Nëse shkathtësitë teknike dhe njerëzore janë marrëveshje e veçantë, koncepti i shkathtësive nënkupton  aktivitetin mbi ndërtimin konceptual të ideve. Në këtë botë që ndryshon me shpejtësi dhe që është gjithnjë e më komplekse, lideri përballet me sfida të shumta ndaj roleve të tij tradicionale (Mumford, Hunter, Eubanks, Bedell, & Murphy, 2007). Në të njëjtën kohë, ka marrë një vëmendje të madhe kohët e fundit, kërkimi për liderin në psikologjinë organizative (Williams & Foti, 2011). Një forcë kryesore që tërheq fushat e kreativitetit dhe të lidershipit së bashku, është ndryshimi dhe problemet komplekse të shkaktuara nga ndryshimi (Puccio, Mance, & Murdock, 2011). Disa studiues, mendojnë se kreativiteti është një faktor kritik në një udhëheqje efektive, që i mundëson një organizate ose institucioni, të zgjidhë problemet e përcaktuara mirë (Mumford & Connelly, 1991), për t’iu përgjigjur mundësive (Shalley & Gilson, 2004), dhe në këtë mënyrë të ruajë një avantazh konkurrues (Reiter-Palmon, 2004) në një botë plot pasiguri.

Një forcë tjetër kyçe, vjen nga kryqëzimi i kreativitetit dhe lidershipit brenda individëve. Në procesin e zhvillimit të lidershipit, aftësia për të menduar në mënyrë creative, është një aftësi kritike që njerëzit zhvillojnë (McCauley, Moxley, & Van Velsor, 1998). Njerëzit krijues, vendosin të jenë krijues dhe tregojnë një qëndrim kreativ ndaj udhëheqjes. Njerëzit krijues, shfaqin një sërë karakteristikash që përfaqësojnë vendime ose mënyra për të marrë vendime krijuese (Sternberg, 2002). Ata janë të sigurt se njohuritë e tyre kanë më shumë gjasa të jenë efektive në trajtimin e çështjeve të caktuara dhe zgjidhjet e tyre mund të jenë më të përshtatshme në rrethana të caktuara (Gardner, 1995). Kjo gatishmëri për tu sfiduar, së bashku me talentet e tyre, i bën ata të dalin si liderë.

Prandaj, një lloj i ri lidershipi është lidershipi krijues. Kanë qenë disa diskutime rreth natyrës së lidershipit krijues. Puccio (2011) e cilësoi atë si “aftësinë për të angazhuar qëllimisht imagjinatën, për të përcaktuar dhe udhëzuar një grup drejt një qëllimi të ri një drejtim që është i ri për grupin”. Ngjashëm, Basadur (2004) deklaroi se lidershipi kreativ do të thotë “udhëheqja e njerëzve përmes një procesi të përbashkët ose metodën e gjetjes dhe përcaktimit të problemeve, zgjidhjen e tyre dhe zbatimin e zgjidhjeve të reja”.

Në të shumtën e rasteve, literatura rreth lidershipit kreativ ka treguar rolin vendimtar të krijimtarisë në lehtësimin e udhëheqjes efektive. Hulumtimet që lidhin kreativitetin dhe lidershipin, janë jashtëzakonisht të pasura dhe të ndryshme. Megjithatë, shumica e studimeve ose fokusohen vetëm në mesin e karakteristikave, ose nuk kanë prova empirike për të identifikuar variabla të rëndësishme dhe marrëdhëniet mes tyre. Do të thotë që, nuk ekzistojnë ende instrumente apo metoda me anë të cilave matet kreativiteti, pasi që kreativiteti është unik për secilin individ dhe secili nga ne është kreativ në një mënyrë apo tjetër.

Autore:

Doruntina Sojeva

Referencat:

Basadur, M. (2004). Leading others to think innovatively together: Creative leadership. The Leadership Quarterly, 15, 103-121.

Gardner, H. (1995). Leading minds: An anatomy of leadership. New York, NY US: Basic Books.

Hunter, S. T., Cassidy, S. D., & Ligon, G. S. (2011). Planning for innovation: A process oriented perspective. In M. D. Mumford (Ed.), Handbook of organizational creativity (pp. 515-545). Burlington: Elsevier Science.

Hunter, S. T., & Cushenbery, L. (2011). Leading for innovation: Direct and indirect influences. Advances in Developing Human Resources, 13, 248-265.

Mumford, M. D., Connelly, S., & Gaddis, B. (2003). How creative leaders think: Experimental findings and cases. The Leadership Quarterly, 14, 411-432.

Mumford, M. D., Scott, G. M., Gaddis, B., & Strange, J. M. (2002). Leading creative people: Orchestrating expertise and relationships. The Leadership Quarterly, 13, 705-750.

Mumford, M. D., Zaccaro, S. J., Harding, F. D., Jacobs, O. T., & Fleishman, E. A. (2000).Leadership skills for a changing world: Solving complex social problems. The Leadership Quarterly, 11, 11-35.

Puccio, G. J., Mance, M., & Murdock, M. C. (2011). Creative leadership: Skills that drive change. Thousand Oaks: SAGE.

Reiter-Palmon, R. (2004). Leadership and creativity: Understanding leadership from a creative problem-solving perspective. The Leadership Quarterly, 15, 55-77.

Sternberg, R. J. (1988). A three-facet model of creativity. In R. J. Sternberg (Ed.), The Nature of Creativity (pp. 125-147). New York, NY: Cambridge University Press.

Sternberg, R. J. (2002). Creativity as a decision. American Psychologist, 57, 376-376.

Shalley, C. E., & Gilson, L. L. (2004). What leaders need to know: A review of social and contextual factors that can foster or hinder creativity. The Leadership Quarterly, 15, 33-53.

Williams, F., & Foti, R. J. (2011). Formally developing creative leadership as a driver of organizational innovation. Advances in Developing Human Resources, 13, 279-296.