(Hulumtim me mostër vendore)

Vetë-kontrolli përkufizohet si aftësia e dikujt për t’i kontrolluar emocionet, mendimet dhe sjelljet e tij/saj ndaj një situate e cila nxitë tundim (Diamond, 2013). Mund të jemi skeptikë për atë se çfarë të mire na sjellë kjo veti, por rezultatet e një studimi longitudinal i kryer nga Universiteti i Çikagos, me fëmijë qysh nga lindja deri në moshën 32 vjeçare, tregon rezultate të qarta se vetë-kontrolli parashikon shëndet fizik, pavarësi ndaj substancave, mirëmbajtje të financave dhe numër më të vogël të akuzave penale (Muffit et al., 2018). Gjithashtu, vetëkontrolli cilësohet edhe si model i fuqisë duke u emëruar si funksioni qëndror i vetes dhe çelës suksesi në jetë (Baumeister, Vohs & Tice, 2007). Rezultatet për rëndësinë e vetë-kontrollit dhe numri i vogël i hulumtimeve të këtij lloji në Kosovë, nxitën grupin hulumtues të Qendrës për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore në realizimin e hulumtimit ‘’Ndërlidhja e konstrukteve psikologjike dhe vetë-kontrollit’’për të parë nëse ekziston një ndërlidhje e tillë në kontekstin kosovar. Kështu, vlerësimi është bërë me fëmijët 5 vjeçarë duke matur inteligjencën, aftësitë vetërregulluese, testin e kujtesës punuese, teorinë e mendjes dhe vetë-kontrollin.

Në këtë hulumtim janë matur këto konstrukte me këto instrumente: Inteligjencën, të matur me Testin e Inteligjencës (Matricat Progresive të Ravenit) Memorien Punuese, të matur me Testin K-ABC Aftësitë Vetë-Rregulluse, të matura me Trokitjen me laps Teorinë e Mendjes, të matur me Testin Anne dhe Sally Vetë-kontrolli, i matur me Marshmallow Test Mostra me të cilën është përfunduar hulumtimi jonë është 44 pjesëmarrës të moshës 5 vjeçare, nga të cilët 24 prej tyre janë djem (54,5%) dhe 20 vajza (45,5%). Pjesëmarrësit ishin nxënës të dy kopshteve në komunën e Prishtinës dhe një kopsht në komunën e Istogut. Fillimisht është marrë leja nga institucionet e kopshteve dhe pastaj nga prindërit e fëmijëve të cilët janë marrë në testim dhe eksperiment. Rezultatet e nxjerra nga ky hulumtim nuk përkojnë me rezultatet paraprake të hulumtimeve të cilat janë zhvilluar në vende të tjera të botës. Në tri konkstruktet e synuara në këtë hulumtim nuk është gjetur asnjë ndërlidhje signifikante me vetë-kontrollin (p<.05). Por, lajme të mira sjellim nga ky hulumtim, pasi që rezultatet tregojnë se 60 % e fëmijëve kanë treguar vetë-kontroll dhe nuk kanë ngrënë ëmbësirën marshmallow dhe kjo tregon për prirje ndaj sjelljeve pozitve në të ardhmen.

Ne rekomandojmë, që hulumtime më të thella duhet të bëhen në këtë drejtim pasi që aftësia e personit për të kontrolluar emocionet, mendimet, sjelljet në situata që është nxitur tundim, është aftësi mjaft pozitive që parashikon sjellje prosociale e të shëndetshme në të ardhmen. Kjo sjellje ka filluar të përforcohet në disa shtete pasi që shumë politikëbërës në anën tjetër, janë duke krijuar strategji të veçanta për përforcimin e kësaj sjelljeje qysh në fëmijëri (Muffit et al., 2018). Sugjerimi që të intervenohet që në fëmijëri në aspektin e vetëkontrollit ka dalur të jetë i suksesshëm në bazë të një trajnimi të fëmijëve impulsivë me teknikën e të folurit me veten (Meichenbaum & Goodman, 1971). Prandaj, ne rekomandojmë që ky konstrukt të përforcohet qysh nga fëmijëria në ambientet familjare e shkollore, qoftë të drejtuara nga strategjitë e shtetit apo me vetë-iniciativë.

Autorë:

Dardana Fetahu & Genc Hasanaj

Referencat:

Baumeister, R. F., Vohs, K. D., & Tice, D. M. (2007). The Strength Model of Self-Control. Current Directions in Psychological Science, 16(6), 351-355.

Diamond, J. (2013). Executive Functions. Annual Review of Psychology, 64, 135-168.

Meichenbaum, D. H., & Goodman, J. (1971). Training impulsive children to talk to themselves: A means of developing self-control. Journal of Abnormal Psychology, 77(2), 115-126.

Muffit, T. E., Arsenealut, L., Belsky, D., Dickson, N., Hancox, R. J., & Pulton, R. (2010). A gradient of childhood self-control predicts health, wealth, and public safety. PNAS, 108(7), 2693-2698.

The Marshmallow Test [Video file]. (2009).

https://www.youtube.com/watch?v=QX_oy9614HQ&t=102s