Sipas Marylin Wedge, Ph.D., ADHD (Çrregullimi i vëmendjes dhe hiperaktivitetit) nuk ekziston! Dhe sipas saj këto janë disa nga arsyet se pse njerëzit e identifikojnë ADHD si sëmundje:

  1. Medikamentet stimuluese sikurse Ritalin dhe Adderall funksionojnë. Fëmijët pasi të përdorin këto medikamente janë më të fokusuar në shtëpi dhe shkollë.
  2. Shumica e pediatërve dhe psikiatërve thonë se ADHD është vërtetë.
  3. Studimet hulumtuese kanë provuar që ADHD është një sëmundje e vërtet që shkaktohet nga defektet gjenetike
  4. Skanimet e trurit tregojnë se niveli i aktivitetit të trurit tek fëmijët me ADHD, nuk është i njëjtë me të fëmijëve të tjerë.
  5. ADHD ka qenë prezente për një kohë të gjatë, ku edhe dramaturgu Molier i ka përshkruar fëmijët me ADHD.

Nëse i analizojmë secilën prej këtyre besimeve mund ta shohim që nuk janë të vërteta. Këto besime janë bazuar në një kampanjë pesëdhjetë vjeçare të gjatë, që e ka “shitur” sëmundjen ADHD tek prindërit, mësuesit, mjekët dhe publiku në përgjithësi:

  1. Medikamentet stimuluese funksionojnë. E vërteta është se stimulantët funksionojnë për të gjithë, për të rriturit dhe fëmijët. Benzederine, një stimulant që është i ngjashëm me Adderall-in, është përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore për t’i mbajtur pilotët të fokusuar. Kur amerikanët e kanë kuptuar që pilotët gjerman po përdorin medikamente për të qëndruar të fokusuar, kanë filluar edhe ata t’i përfshijnë këto medikamnete në përgatitjet e pilotëve të tyre. Sigurisht që jo të gjithë pilotët e kanë pasur ADHD.
  2. Doktorët e besojnë që ADHD është e vërtet. Për më shumë se katër dekada, kompanitë farmaceutike që prodhojnë medikamente stimuluese iu kanë “shitur” idenë doktorëve se ADHD është e vërtet. Artikujt në zhurnalet e respektuara mjekësore janë shkruar në mënyrë anonime departamentet e marketingut të kompanive farmaceutike. Kompanitë farmaceutike kanë sponzuruar konferenca mjekësore dhe kanë punësuar ligjërues për t’i bindur doktorët që ADHD është e vërtet dhe mund të lehtësohet me anë të medikamenteve.
  3. ADHD ka bazë gjenetike. Kjo u provua nga një studim i i udhëhequr nga Nigel Ëilliams dhe i botuar me 2010 në Lancet, që promovon se ADHD ka bazë gjenetike. Sidoqoftë, i njëjti studim ka treguar që 78% e fëmijëve që janë diagnostifikuar me ADHD nuk e kanë pasur këtë anomali gjenetike. Sot e kësaj dite ende nuk ka konsesus mes shkencëtarëve për pjesën se a është ndonjë shkaktar gjenetik i ADHD.
  4. Skanimet e trurit tregojnë defekte tek fëmijët me ADHD. Shumica e grupeve të neuroneve ndërveprojnë në mënyra komplekse, ku sot ekzistojnë teknika të sakta skanuese si PET dhe fMRI që tregojnë se si dhe sa ndërveprojnë zonat e trurit.
  5. ADHD ka qenë gjithmonë e pranishme. Fëmijët, veçanërisht djemtë, me temperamente aktive kanë qenë gjithmonë prezent. Këtu mund të hyjë në përdorim edhe përshkrimi i Dr. Berzerin për këta fëmijë si “ aktiv, ekstrovert, narcistik, dhe të gjallë”. Traumat në fëmijëri si abuzimi, që mund të shkaktojnë këto veçori të temperamentit, poashtu kanë qenë gjthmonë prezente.

Pra, si përfundim, stresi nga mjedisi mund t’i prodhoj këto simptome që duken dhe besohen të jenë ADHD. Disa fëmijë janë vetë më aktiv, nervoz, dhe sfidues për të tjerët. Poashtu fëmijët që iu janë ekspozuar abuzimit, neglizhimit, nuk iu janë caktuar limitet dhe pasojat e caktuara nga ana e prindërve janë shitur si simptoma të ADHD. Zgjidhja në këtë rast nuk është përodrimi i medikamenteve, por largimi faktorëve stresues.

Autore:

Arta Hiseni

 

Referenca:

Wedge, M. (2018). Suffer the Children: The Case against Labeling and Medicating and an Effective Alternative. Psychology Today.