“Seç ka diçka era e trupit të saj: feromonet rrisin tërheqjen seksuale të femrave tek meshkujt” (ABC news, 3/21/02)

“Feromonet veprojnë si magnet seksual” (http://www/sfsu.edu/~news/2002/19.htm)

“Ke feronome? Do të kesh dashuri” WebMD (my.webmd.com/content/article/21/2953_971)

Kur sheh tituj të tillë, nuk ka më asnjë dyshim se feromonet kanë zgjuar interesin e studiuesve dhe masës së gjerë të njerëzve në të njëjtën kohë. Por ç’thonë faktet?

Është shumë e vërtetë se shumica e kafshëve janë në gjendje të nuhasin feromonet. Këtë nuhatje ata e përdorin në jetën e përditshme për detyra të rëndësishme si shënjimi i territorit që i’u përket, identifikimi i partnerëve të përshtatshëm seksualë dhe njohja e anëtarëve të grupit. Edhe njerëzit kanë receptorë për të kapur feromonet (Mateo, 2002; Takami, Getchell, Chen, Monti-Bloch, & Berliner, 1993) dhe, ashtu si gjitarët të tjerë, sekretojnë dhe kapin feromonet (Benson, 2002; Doty, 2001; Thorne, Neave, Scholey, Moss & Fink, 2002). Për shembull, studimet tregojnë se feromonet mund të ndikojnë mbi ciklin menstrual të grave (McClintock, 1999; K. Stern & McClintock, 1998). Studimet gjithashtu tregojnë se kur meshkujt ndeshen me feromone femërore, humori i tyre përmirësohet dhe vlerësimi i tyre për femrat rritet. E njëjta gjë ndodh edhe me femrat dhe meshkujt homoseksualë kur ndeshen me feromone mashkullore: gjendja e tyre shpirtërore përmirësohet dhe po ashtu edhe vlerësimi i tyre për seksualitetin e meshkujve (Savic, Berglund, & Lindstrom, 2005; Scholey, Bosworth, & Dimitrakakai, 1999; Thorme, Scholey, & Neave, 2000). Një studim i kohëve të fundit, që përfshinte 36 studente, tregoi se femrat që përdornin  një parfum të spërkatur me një feromon sintetik, përfshihen shumë më tepër në sjellje të natyrës heteroseksuale edhe pse numri i meshkujve që i’u afrohej nuk pësonte ndonjë rritje dhe as nuk kishin më shumë takime të rastësishme, krahasuar me gratë që përdornin të njëjtin parfum, por pa feromonin (McCoy & Pitino, 2002). Një studim më i hershëm me 17 meshkuj heteroseksualë tregoi të njëjtën gjë (W. B. Cutler, Friedman, & McCoy, 1998).

Përgatitur nga: Donjeta Gashi

Referenca:

Morris, C. G., & Maisto, A. A. (2019). Understanding psychology. Hoboken: Pearson.