Ndërkohë që të dhënat ndryshojnë, afërsisht 1.4 bebe për 1,000 të porsalindur kanë humbje të dëgjimit. Hulumtimet nga një anketim Kombëtar Shëndetësor i vitit 2005, i kryer nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), treguan se 5 nga çdo 1,000 fëmijë janë prekur nga humbja e dëgjimit me rastet që diagnostikohen midis moshës 3 dhe 17 vjeç.

Dëgjimi është i rëndësishëm për zhvillimin e gjuhës, komunikimin dhe të mësuarit.

Shumë shpesh humbja e dëgjimit qoftë e butë apo e rëndë, ka një efekt thellësisht negativ në perfomancën akademike. Sa më e hershme është humbja e dëgjimit, aq më serioze janë efektet në zhvillimin e fëmijës. Humbja e dëgjimit mund të ketë shumë ndikim në funksionet njohëse të fëmijëve (sidomos në mësimin e gjuhës), disa prej të cilave përfshijnë fjalorin, strukturën e fjalëve, të folurit dhe funksionet e tjera sociale.

Shenjat paralajmëruese!

Fëmijët që kanë probleme me dëgjimin kanë vëmendje të dobët, vështirësi për të përcjellë udhëzimet, kërkon përsëritjen e fjalive tërë kohën, u përgjigjet më mirë detyrave me shkrim sesa atyre gojore, ankohet shpesh për dhimbje të veshit etj.

Perfomanca akademike!

Fëmijët kanë vështirësi me leximin dhe konceptet matematikore. Mund të kenë vështirësi në kuptimin dhe përdorimin e fjalëve. Arrijnë 1 deri në 4 nivele të nivelit më të ulët se bashkëmoshatarët e tyre me dëgjim normal, përveç rasteve kur bëhet fjalë për menaxhimin e duhur. Fëmijët me humbje më të rënda të dëgjimit nuk mund të mësojnë në nivelin e 3 apo të 4. Frustrimi dhe konfuzioni mund të luajnë rol të madh në perfomancën e dobët akademike.

Hendeku në arritjet akademike mes fëmijëve me dëgjim normal dhe atyre me humbje dëgjimi zakonisht zgjerohet ndërsa përparojnë përmes shkollës.

Përveç përpjekjeve akademike në shkollë, fëmijët mund të përjetojnë probleme sociale. Komunikimi është jetësor për ndërveprimet shoqërore dhe marrëdhëniet e shëndetshme të bashkëmoshatarëve. Pa aftësinë për të komunikuar në mënyrë efektive, ata shpesh përjetojnë ndjenja të izolimit dhe të pakënaqësisë.

Trajtimi!

Nëse fëmija juaj i porsalindur nuk e kalon shqyrtimin fillestar të dëgjimit, është e rëndësishme që të merrni një test brenda 3 muajve, kështu që trajtimi mund të fillojë menjëherë. Trajtimi për humbjen e dëgjimit mund të jetë më efektiv nëse fillohet para se një fëmijë të jetë 6 muaj. Doktorët gjithashtu përdorin edhe testet. Testet e dëgjimit zakonisht bëhen në moshat 4,5,6,8,10 dhe në çdo kohë tjetër nëse ekziston një shqetësim.

Është e rëndësishme që prindërit, mësuesit dhe të tjerët të njohin shenjat dhe të adresojnë humbjen e dëgjimit tek fëmijët. Sepse humbja e hershme e dëgjimit mund të shkaktojë zhvillime të rëndësishme dhe probleme emocionale te fëmijët.

Shërbimet mbështetëse për fëmijët!

Akti për Arsimin me Individët me Aftësi të Kufizuara (IDEA) është një ligj që siguron që fëmijët që kanë humbje dëgjimi të marrin programe të lira dhe të duhura për ndërhyrje të hershme nga lindja deri në moshën 3 vjeçare dhe gjatë gjithë vitit shkollor (mosha 3-21 vjeç).

Autore:

Donita Nuhiu

Referenca:

Vayrynen, S. (2005). Special Education ëith Methodology. American Speech Language Hearing Association (ASHA).