Një studim i ri i botuar në Personal Relationships, shqyrtoi mënyrën në të cilën perceptimet e atraktivitetit fizik ndikohen nga personaliteti dhe gjetën se si burrat, ashtu edhe gratë, të cilët shfaqin tipare pozitive të tilla si ndershmëria dhe dobia, perceptohen si më atraktivë nga të tjerët, përderisa ata që shfaqin tipare negative, të tilla si padrejtësia dhe vrazhdësia, duket të jenë më pak tërheqës fizikisht për vëzhguesit.
Pjesëmarrësit e këtij studimi kanë parë fotografi të individëve të seksit të kundërt dhe i kanë vlerësuar ata për atraktivitet para dhe pas dhënies së informacionit mbi tiparet e personalitetit. Pas marrjes së informacionit të personalitetit, pjesëmarrësit gjithashtu vlerësuan dëshirën e çdo individi si mik dhe si partner romantik. Informacioni mbi personalitetin e individëve u gjet që ndryshonte ndjeshëm dëshirën e perceptuar, duke treguar se proceset njohëse dhe pritjet modifikojnë gjykimet e atraktivitetit.
“Njohja e një personi që ka një personalitet të dëshirueshëm e bën personin më të përshtatshëm në përgjithësi si një partner i ngushtë i marrëdhënieve të çdo lloji”, thotë autori i studimit Gary W. Lewandowski, Jr. Të gjeturat tregojnë se një personalitet pozitiv çon në një dëshirë më të madhe për të si një mik, e cila çon në dëshirën më të madhe për ta pasur partner romantik.
Studimet e mëparshme kanë ekzaminuar pamjen fizike dhe personalitetin, kryesisht si burime të pavarura në parashikimin e tërheqjes. Duke paraqitur këtë informacion, studimi stimulon një kontekst më tipik në të cilin duke parë paraqitjen e personit, paraprin mësimin për personalitetin e tyre dhe tregon se perceptimet e atraktivitetit fizik të një personi mund të ndryshojnë me kalimin e kohës për shkak të tipareve të tyre pozitive ose negative.
“Ky hulumtim ofron një alternativë më pozitive duke u kujtuar njerëzve se personaliteti shkon shumë në drejtim të përcaktimit të atraktivitetit tuaj. Mund të ndryshojë edhe përshtypjet e njerëzve për atë se sa të mirë jeni”, thotë Lewandowski.
Autore:
Bleona Shatri
Referenca:
Blackwell Publishing. (2007). “Personality Traits Influence Perceived Attractiveness”. ScienceDaily.