Një studim i ri i publikuar në këtë vit 2018, sugjeron se sa empatik jemi ne, nuk është thjesht rezultat i mënyrës se si jemi rritur apo përvojave tona, por gjithashtu është pjesërisht rezultat i gjeneve tona.

Janë dy lloje të empatisë: ‘empatia kognitive’–  aftësia për t’i vërejtur ndjenjat dhe mendimet e një personi tjetër dhe ‘empatia afektive (emocionale)’ – aftësia për t’i u përgjigjur me një emocion të duhur ndjenjave dhe mendimeve të tjetrit.

Një ekip i shkencëtarëve në Universitetin e Cambridge-it, 15 vjet më parë, zhvilluan Koeficientin e Empatisë (KE), një matës i shkurtër i vetëraportimit të empatisë. Koeficienti i empatisë mat të dy llojet e empatisë. Hulumtime të më herëshme kanë treguar se disa nga ne janë më empatik se të tjerët, dhe se mesatarisht, gratë janë më empatike se burrat. Poashtu, studime të tjera kanë gjetur se, mesatarisht, njerëzit me autizëm kanë nivel më të ulët të KE, dhe kjo ndodh sepse ata kanë vështirësi me empatinë kognitive edhe pse empatia afektive e tyre mund te jetë e paprekur.

Nënjë studim të ri të publikuar në gazetën ‘Translational Psychiatry’, ekipi i Cambridge bashkë me kompaninë e studimeve të gjenetikës ‘23andMe’ dhe një ekip të shkencëtarëve ndërkombëtar, kanë raportuar rezultatet e studimit më të madh gjenetik të empatisë duke përdorur informata nga më shumë  se 46,000 klientë të ‘23andMe’. Të gjithë klientët plotësuan KE në mënyrë elektronike dhe dhuruan një mostër të pështymës për analiza gjenetike.

Studimiishte udhëhequr nga Varun Warrier, një student i doktoraturës në Cambridge, dheprofesorët Simon Baron-Cohen,  Drejtor i  Qendrës së Hulumtimeve për Autizëm nëUniversitetin e Cambridge, Thomas Bourgeron, nga Universiteti Paris Diderot dheInstitut Pasteur, dhe David Hinds, shkencëtar kryesor i  ‘23andMe’.

Nga ky studim kanë dalur tri rezultate të rëndësishme:

  • E para, ka zbuluar se sa empatik jemi është pjesërisht si rezultat i gjeneve tona. Në të vërtetë, një e dhjeta e këtij ndryshimi vjen si rezultat i faktorëve gjenetik.Kjo konfirmon hulumtimin e mëparshëm që ka shqyrtuar empatinë me binjakë identik në krahasim me binjakë joidentik.
  • E dyta, studimi i ri konfirmoi se gratë janë, mesatarisht, më empatike se burrat. Sidoqoftë, ky ndryshim nuk është rezultat i ADN-së tonë pasi që nuk ka pasur ndryshime në gjene që kontribojnë në empatinë e burrave dhe grave. Kjo nënkupton se ndryshimi i seksit në empati është rezultat i faktorëve të tjerë biologjik, si ndikimi i hormonit prenatal (të paralindjes), ose faktorëve jo biologjik siç është socializimi, të cilët gjithashtu dallojnë në mes sekseve.
  • E treta, studimi i ri zbuloi se variantet gjenetike të shoqëruara me ndjeshmëri më të ulët gjithashtu lidhen me rrezikun më të lartë për autizëm.

Varun Warrie tha: “Ky është një hap i rëndësishëm drejt të kuptuarit, rolin e vogëlpor të rëndësishëm që luajnë gjenet në empati. Por, mbani në mend se vetëm njëe dhjeta e dallimeve individuale në ndjeshmëri në popullsi janë për shkak tëgjenetikës. Është e rëndësisë së barabartë të kuptojmë se faktorët jo gjenetikshpjegojnë 90% tjetër të rasteve”.

Profesori Thomas Bourgeron shtoi: “Ky studim i ri demonstron një rol për gjenet nëempati, por ende nuk i kemi identifikuar cilat gjene specifikisht janë tëpërfshira. Hapi ynë i rradhës  ështëmbledhja e mostrave më të mëdha për t’i replikuar këto gjetje dhe për tëidentifikuar mënyrat e sakta biologjike të lidhura me dallimet individuale nëempati”.

Dr. David Hinds tha: “Këto janë gjetjet më të fundit nga një sërë studimesh të bëra nga ‘23andMe’ në bashkëpunim me studiuesit në Cambridge. Së bashku këto ofrojnë njohuri të reja interesante në ndikimet e gjenetikës për sjelljen njerëzore”.

ProfesorSimon Baron-Cohen shtoi: “Gjetja e faktit se një pjesë e arsyeve pse ndryshojmë në empati është për shkak të faktorëve gjenetik, të cilët na ndihmojnë të kuptojmë njerëzit, siç janë ata me autizëm, të cilët kanë vështirësi të imagjinojnë mendimet dhe ndjenjat e personit tjetër. Kjo mund të çojë në paaftësi, jo më pak sfiduese se llojet e tjera të aftësive të kufizuara siç janë disleksia ose dëmtimi pamor”.

Ne si shoqëri duhet të mbështesim njerëzit me nevoja të veçanta, me metoda të reja të mësimdhënies, punës, apo përshtatje të arsyeshme për të promovuar përfshirjen.

Përktheu dhe përshtati:

Lejla Leci

Redaktoi:

Artë Dulaj

Referencat:

Warrier, V., Toro, R., Chakrabarti, B., Børglum, A. D., Grove, J., Hinds, D. A., . . . Baron-Cohen, S. (2018). Genome-wide analyses of self-reported empathy: Correlations with autism, schizophrenia, and anorexia nervosa. Translational Psychiatry,8(1). doi:10.1038/s41398-017-0082-6