Kur bëhet fjalë për të kuptuarit e emocioneve, gjërat që keni ndëgjuar mund të ndikojnë gjendjen tuaj emocionale, ngjashëm sikur t’i kishit përjetuar në të vërtetë, sipas Elizabeth A. Pheleps, PhD e neuroshkencave në Universitetin e Nju Jorkut (Martin, 2011). Elizabeth bashkë me kolegët e saj në Universitetin e Yale, zbuluan se subjektet të cilët prisnin të përjetonin një goditje elektrike, përjetuan simptoma të ankthit ngjashëm me ata që kishin pasur një kërcënim real. “Shumë frika dhe shqetësime tona mësohen thjeshtë vetëm nëpërmjet komunikimit” tha Pheleps. “Nëse dikush ju thotë të keni frikë nga një qen, atëherë truri juaj do të përgjigjet sikurse ju në të vërtet do ishit të frikësuar”.

 

Përgjatë studimit që u publikua kohëve të fundit në Nature Neuroscience, subjekteve i’u treguan sekuenca të shkurtra të dy katrorëve me ngjyra të kaltër dhe verdhë, dhe u tha që ata mund të marin një goditje elektrike kur shfaqet katrori me ngjyrë të kaltër në monitor. Studimi përdorte imazhe të rezonancës magnetike (MRI) të amigdalës e cila është një nga pjesët më të rëndësishme të trurit që i përpunon dhe i kthen stimujt në frikë. Gjithashtu subjektet kishin të vendosura elektroda në gishtrinjë për të monitoruar përgjigjjet e kërcënimeve imagjinative. Duke i krahasuar rezultatet e rezonancës magnetike të subjekteve që ishin të kushtëzuar të kishin frikë përmes përvojës, Phelepes ishte në gjendje të tregonte se truri i subjekteve u përgjigj sikurse kërcënimi ishte i vërtetë dhe ekzistonte realisht (Martin, 2011).

 

“Po përpiqemi të kuptojmë bazën nervore të frikës dhe të ankthit” thotë Pheleps. “Nëse vazhdojmë të studiojmë frikën e imagjinuar atëherë mund të trajtojmë çrregullime si ankthi i panikut dhe stresi post traumatik”. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor, 19 milionë amerikanë vuajnë nga çrregullime të ankthit të tilla si çrregullimi i panikut, çrregullimi obsesiv-kompulsiv, çrregullime të stresit post-traumatik, fobi dhe çrregullimi i ankthit të përgjithësuar. Me aq shumë njerëz që përpiqen të përballojnë këto vuajtje, përfitimi i mundshëm i kësaj linje kërkimi është i madh. Por deri atëherë, mos besoni gjithçka që ju kanë thënë!

 

Autore:

Greta Imeri

 

Referenca:

Martin, D. (2011). Being Afraid Is All in Your Mind. The neural basis of fear and anxiety.