Në vitin 1864, afër përfundimit të Luftës Civile të SHBA-së, kushtet në burgjet konfederative të kampeve të luftës ishin në gjendjen më të keqe. Shkalla e vdekjes së të burgosurve u rrit.
Për ata që mbijetuan, u kthyen në shoqëri me shëndet të dëmtuar, me perspektivën më të keqe të punës dhe jetëgjatësi më të shkurtër. Por ndikimi i këtyre vështirësive nuk u ndalua vetëm me ata që e përjetuan atë. Ajo gjithashtu ndikoi te fëmijët dhe nipërit e të burgosurve.
Ndërsa djemtë dhe nipërit e tyre nuk kishin vuajtur vështirësitë e kampeve të PoW-së – dhe nëse çdo gjë ishte siguruar mirë përmes fëmijërisë së tyre, ata pësuan norma më të larta vdekshmërie se sa popullata më e gjerë.

Por ndryshe nga kushtet e trashëguara, kjo nuk ishte shkaktuar nga mutacione në kodin gjenetik. Në vend të kësaj, studiuesit po hetonin një lloj trashëgimie shumë më të errët: si ngjarjet në jetën e dikujt mund të ndryshojnë mënyrën se si shprehen ADN-ja e tyre dhe se si ky ndryshim mund të kalojë në gjeneratën e ardhshme. Ky është procesi i epigjenetikës, ku lexueshmëria ose shprehja e gjeneve ndryshohet pa ndryshuar vetë kodin e ADN-së. Etiketat e vogla kimike shtohen ose largohen nga ADN-ja jonë në përgjigje të ndryshimeve në mjedisin në të cilin jetojmë. Këto i ofrojnë gjeneve një mënyrë për t’iu përshtatur kushteve të ndryshimit pa shkaktuar një zhvendosje më të përhershme në gjenomët tanë.

Për PoW-të në kampet e Konfederatës, këto ndryshime epigjenetike ishin rezultat i mbipopullimit ekstrem, kanalizimeve të dobëta dhe kequshqyerjes. Burrat duhej të mbijetonin me racione të vogla të misrit dhe shumë prej tyre vdiqën nga diarreja dhe skorbuti. Costa, një ekonomiste në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos dhe kolegët e saj kanë studiuar të dhënat shëndetësore të gati 4.600 fëmijëve, prindërit e të cilëve kanë qenë PoWs, duke i krahasuar ato me vetëm 15.300 fëmijë të veteranëve të luftës të cilët nuk ishin kapur.
Bijtë e PoWs kishin një normë më të lartë të vdekshmërisë prej 11%, sesa djemtë e veteranëve jo-PoW. Por bijat e ish PoWs duket se ishin më imune ndaj këtyre efekteve.

“Hipoteza është se ekziston një efekt epigjenetik në kromozomin Y”, thotë Costa.

Disa studime janë treguar më shumë kontradiktore se të tjerët. Një studim i vitit 2015 zbuloi se fëmijët e të mbijetuarve të Holokaustit kishin ndryshime epigjenetike në një gjen që lidhej me nivelet e tyre të kortizolit, një hormon i përfshirë në reagimin e stresit. Studimi ishte i vogël, duke vlerësuar vetëm 32 të mbijetuar të Holokaustit dhe një total prej 22 fëmijëve të tyre, me një grup të vogël kontrolli. “Ishte një studim i vogël ndër-sektorial, i personave të rritur, shumë vite pas traumës prindërore.

Përkundër rritjes së këtyre jehonave të traumave përtej gjeneratave, ekziston një bllok i madh pengues me hulumtime mbi trashëgiminë epigjenetike: askush nuk është i sigurt se si ndodh. Disa shkencëtarë mendojnë se kjo është në fakt, një ngjarje shumë e rrallë.


Përgatiti:

Korab Mala

Referenca:

Henriques, M. (2019). Can the legacy of trauma be passed down the generations. BBC.