Studimet e fundit kanë treguar mbi ndikimin e florës bakteriale të zorrëve në sëmundjen e Alzheimerit. Një numër i madh i baktereve kolonizojnë zorrën e njeriut. Ndër më të njohurat janë Firmicutes dhe Bacteroidetes, të cilat përbëjnë 51% dhe 48% të mikrobiotës së tërë (Qin, et al. 2010 & Westfall, et al. 2017).

Deri më sot, mendohej se flora bakteriale përfshihej vetëm në aktivitetet specifike të zorrës së trashë, siç është fermentimi i karbohidrateve, sinteza e vitaminave (p.sh. vitamina B dhe K) dhe metabolizmi i ksenobiotikëve. Për më tepër, mikroflora e zorrëve ka punuar si një barrierë funksionale për të parandaluar bakteret patogjene që të pushtojnë traktin digjestiv (Simon & Gorbach, 1986;  Salminen et. Al 1998). Në vitet e fundit, flora bakteriale ka qenë shumë e ri-vlerësuar në terma funksionalë dhe janë identifikuar mekanizma të rëndësishëm që ndërlidhen dyanëshëm me trurin (Westfall et al. 2017). Studimet e fundit kanë treguar se ndryshimet mikrobiale mund të modifikojnë funksionet normale të trurit që rezultojnë në ankth, depresion dhe deficite njohëse (Foster, et al. 2017; Westfall et al. 2017; Zhu, et al. 2017). Për këto arsye, mikrobiota e zorrëve konsiderohet një organ i vërtetë, duke krijuar një paradoks të veçantë si organi i vetëm i formuar nga qelizat prokariotike në një organizëm eukariotik!

Prova paraklinike dhe epidemiologjike dëshmojnë për lidhshmërinë midis florës bakteriale dhe zhvillimin e Alzhaimerit. Chen et al. (2016), raportoi se pacientët me sindromë të zbrazët të zorrëve- IBS, një sindrom kompleks i karakterizuar nga dhimbje të përsëritura abdominale ose siklet, së bashku me një aktivizim të sistemit imunitar të florës, duke ndryshuar lëvizshmërinë gastrointestinale, kanë një rrezik në rritje në zhvillimin e Alzhaimerit. Pavarësisht nga vështirësia në dallimin se cili prej shumë faktorëve të përfshirë në patogjenezën e IBS ka një rol kryesor që shkakton Alzheimerin, ndryshimet e rëndësishme cilësore në florën e mikrobeve të zorrëve nuk mund të nënvlerësohen.

 

Autore:

Rina Ymeri

Referencat:

Chen, C.H., Lin,C. L & Kao, C.H. (2016). Irritable bowel syndrome is associated with an increased risk of dementia: A nationwide population-based study. PLoS One 11.

Foster, J. A. & McVey Neufeld, K.A. (2013). Gut-brain axis: How the microbiome influences anxiety and depression. Trends Neurosci. 36 , 305–312.

Qin, J., Li, R., Raes, J., Arumugam, M., Burgdorf, K.S., Manichanh, C., Nielsen, T., Pons, P.,  Levenez, F.,Yamada, T., Mende, R.D., Li, J.,  Xu, J., Li, S., Li, D., Cao, J., Wang, B., Liang, H., Zheng, H., Xie, Y., Tap, J., Lepage, P., Bertalan, M., Batto, M.J., Hansen, T.,M Paslier, L.,  Linneberg ,A., Nielsen, B.H., Pelletier, E., Renault, P., Sicheritz-Ponten, T., Turner, K., Zhu, H., Yu, C., Li, S., Jian, M., Zhou, Y., Li, Y., Zhang, X., Li, S., Qin, N., Yang, H., Wang, J., Brunak, S., Doré, J., Guarner, F., Kristiansen, K., Pedersen, O., Parkhill, J., Weissenbach, J., Bork, P., Ehrlich, D. S., & Wang, J. (2010). A human gut microbial gene catalogue established by metagenomic sequencing. Nature.

Salminen, S., Bouley, C., Boutron-Ruault, M.C., Cummings, H., Franck,A., Gibson, G.R., Isolauri, E., Moreau, M.C., Roberfroid, M. & Rowland, I. (1998). Functional food science and gastrointestinal physiology and function. Br. J. Nutr. 80, 147–171.

Simon, G.L. &  Gorbach, S.L. (1986). The human intestinal microflora, Dig. Dis. Sci. 31, 147–162.

Westfall, S., Lomis, N., Kahouli, I., Dia, Y.S., Singh, P.S & Prakash, S. (2017). Microbiome, probiotics and neurodegenerative diseases: Deciphering the gut brain axis, Cell. Mol. Life. Sci. 74, 3769–3787.

Zhu,X.,  Han,Y.,  Du, J., Liu,R.,  Jin, K. & Yi,Ë. (2017).  Microbiota-gut-brain axis and the central nervous system, Oncotarget, 8.  53829–53838.