Pjesëmarrja e të rinjëve në sporte ekstreme zgjon debate të shumta. Një i tillë është gjetur mes Jamie Burr (Profesor i Ushtrimeve Fizike) dhe  Dr.Vani Sabesan (Profesor i asociuar), ku secili prej tyre kanë dhënë argumente pro ose kundër pjesëmarrjes së të rinjëve në këto sporte. Për më shumë shiko artikullin më poshtë.

PIKËPAMJA
PO, është e njohur se aktiviteti fizik ka shumë përfitime shëndetësore. Për fat të keq shumë fëmijë sot kanë humbur interesin ndaj sporteve tradicionale. Por aktivitete të tilla si snowboard dhe ngjitja në male me motoçikletë, janë duke u bërë edhe më popullore. Dhe kjo është një gjë e mirë. Edhe pse disa sporte ekstreme janë të lidhura me një potencial më të lartë për lëndime, mund të jetë ky rrezik që ndihmon t’i mbajë adoleshentët e përfshirë. Nëse fëmijët besojnë se nuk janë sfiduar nga një aktivitet, ata mund të humbasin interesimin e tyre. Është e rëndësishme që të rinjtë të mësojnë të marrin shanse dhe të shtyjnë kufijtë e tyre. Ta bësh këtë, është vendimtare për të kuptuar kur duhet marrë rreziqe dhe kur jo. Aktivitetet pa rrezik privojnë fëmijët  nga mundësia për ta testuar veten dhe për t’i kapërcyer frikat e tyre. Rreziku është një fakt i jetës. Mendoni diçka të thjeshtë që prindërit bëjnë çdo ditë – ngasja e fëmijëve për në shkollë. Jeta e përditshme është e lidhur me një rrezik të madh të aksidenteve me makina. Por ne nuk sugjerojmë që fëmijët të mos jenë kurrë në një makinë. Në vend të kësaj, u themi njerëzve se ata mund të mbrojnë veten duke vënë një rrip sigurie. Për të shmangur lëndime të rënda kur merrni pjesë në sportet ekstreme, fëmijët duhet të jenë të sinqertë vetë për nivelin e tyre të aftësive. Atletët të cilët konkurrojnë në X-lojëra ose Lojërat Olimpike, punojnë me vite për të rritur sfidat e gravitetit që shohim në në TV. Fëmijët që janë për herë të parë në sportet e veprimit duhet të shmangin lojërat më të rrezikshme deri sa të jenë gati. Dhe ata duhet gjithmonë të veshin një helmetë koke. Adoleshentët mund të mos kenë aftësinë për të gjykuar rreziqet dhe pasojat e dështimit. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për ata, që të kenë udhëzime nga  trajnerët ose prindërit. Megjithatë, sportet ekstreme mund të jetë ende pjesë e një jete të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

JAMIE BURR

Profesor i Edukatës Fizike

Universiteti i Guelph, Kanada

KUNDËRPIKËPAMJA

JO, sportet që përfshijnë fluturimin në  ajër, ose në një motor, ose duke bërë rrokullisje  para se të  ulen  në një kodër të akullt, janë sporte jashtëzakonisht të rrezikshme. Ato përfshijnë një nivel rreziku që është shumë më i madh se futbolli, basketbolli ose bejsbolli. Kur flasim për sporte ekstreme, ne nuk po flasim vetëm për mundësinë e një këmbe të thyer. Sabesan ka trajtuar disa ngasës të motoçikletës që pësuan thyerje të kockave dhe që i lanë ata me aftësi të kufizuara. Një nga pacientët e tij, humbi këmbën e tij në një aksident me motoçkletë. Trauma masive e kokës mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm në tru dhe madje edhe vdekja është një mundësi shumë reale.

Vitin e kaluar, Sabesan ka marrë pjesë në një ekip që studioi lëndimet  lidhur me sportet ekstreme. Ata  kanë gjetur se miliona lëndime që rezultojnë nga këto aktivitete ndodhën midis viteve 2000 dhe 2011. Rreth 40,000 nga ato, përfshinë lëndime të kokës ose qafën. Lëndime të tilla munden të jenë shumë serioze dhe mund të çojnë në paaftësi të përjetshme. Edhe pajisjet mbrojtëse më të avancuara nuk mund të parandalojnë të gjitha lëndimet. Nuk janë bërë helmetat për të përballuar ndikimin e nivelit të lartë të këtyre sportive. Dhe për shkak se fëmijët rriten kaq shpejt, është e vështirë të përshtatet me saktësi pajisja mbrojtëse. Jo për të përmendur se hulumtimi tregon se truri i fëmijëve është më i pambrojtur ndaj efekteve të lëndimeve dhe merr më shumë kohë për t’u rikuperuar. Fëmijët nuk kanë mjetet e duhura  për të bërë  zgjedhje të mira, qoftë edhe pjesëmarrjes në sportet ekstreme e cila vjen me një vlerë rreziku. Nuk është vetëm çështje emocionale. Është një çështje e zhvillimit të trurit. Shkencëtarët kanë gjetur se pjesa e trurit që udhëheq  impulsin e kontrollit dhe peshon rreziqet, nuk është plotësisht e pjekur në adoleshencë. Kjo është arsyeja pse të rriturit duhet të ndërhyjnë dhe t’i tregojnë fëmijëve që ata duhet të presin për të marrë pjesë në këto sporte shumë të rrezikshme, të paktën derisa të jenë të rritur  mjaftueshëm për të qenë përgjegjës për vendimet e tyre.

DR. VANI SABESAN

Profesor i asociuar

Universiteti Shtetëror i Wayne, Shkollë e  Mjekësisë, Michigan

Përktheu dhe përshtati: Kaltrina Haziri

Referencat:

Marrë nga: https://www.ecasd.us/getattachment/Northstar-Middle-School/Staff/DeAnna-Slaggie/English/debate-extreme-sports-article.pdf