Si ndikon pikëmapja jonë për jetën dhe të ardhmen në shëndetin dhe mirëqenien tonë ?
Të ushqyerit shëndetshëm, stërvitjet e rregullta, gjumë i mirë nate janë disa nga bazat e shëndetit
të mirë fizik. Por, si mund të përmirësojm shëndetin që ndodh mes veshëve tanë? Këta 7 hapa
paraqesin një bazë solide për shëndet të mirë edhe në fusha tjera.

7. “Unë mund t’ia dal”
Ky besim na jep dy atribute: kurajo dhe vetkontroll. Kurajo do të thotë të mos heqim dorë në
shërbim të një qëllimi më të madh. Në anën tjetër vetkontrolli, është mundimi afat-shkurt. Quaje
këtë rezistim ndaj tundimit. Të dyja këto kurajo dhe vetkonrolli janë me rëndësi sepse disa
dëshira nuk mund të plotësohen menjëherë. Të gjitha gjërat e mira marrin kohë për t’u ndërtuar
dhe për t’u mirëmbajtur; karriera, një lidhje dashurie e mirë, shëndeti etj.

6. “Unë mund të bëj gjëra që s’më pëlqen të bëj”
Ky besim, është sekreti më i mirë. Shtyni veten jasht zonës suaj të komfortit. Nëse i përmbaheni
vetëm gjërave që tashmë lehtazi i tejkaloni, s’do të mund të përparoni. Pra nxit gjëra të reja dhe
përballu me frikërat e vjetra. Luftimi dhe frustrimi duken si dështime, por në realitet janë vetëm
dhimbje që ju rrisin. Nëse mund të vazhdoni të mësoheni me ndjenjën e të qenurit përkohësisht
inkompetent dhe i pasigurt pavarësisht se sa shumë i urreni ato ndjenja, do të jeni në rrugë të
mirë.

5. “Unë mund të ballafaqohem”
Ky besim ju lejon të përballoni sfida dhe të jeni fleksibël. Jeta është e mbushur me zhgënjime,
gabime, pengesa dhe përpjekje për të qenë efikas. Por kur gjërat shkojn keq, personat e
shëndetshëm emocionalisht nuk heqin dorë. Ata përshtaten dhe merren me pasojat.
Ballafaqohuni edhe me emocione. Shumë herë xhelozia, mllefi, fundosja në trishtim, nuk
nënkuptojn që jeni i pashpresë, por nënkupton që duhet të ndryshojmë diqka. Lejojani vetes të
ndjeni atë qe ndjeni. Lejojani vetës të ndjeni emocione të forta. Mirruni me aktivitete që ua
lehtësojn stresin. Relaksohuni, stërvituni, merrni frym thellë. Kur përgjigjeni në atë mënyrë që ju
bënë të ndiheni më mirë me pak mundim, ju do gjeni mënyra më të mira sesa të mpini veten.
Pirja e alkoolit apo qëndrimi në shtrat gjatë tërë ditës, me shumë gjasë nuk është ballafaqim.

4. “Çdo kush meriton të trajtohet me respekt”
Siruis Black ka një thënie “Nëse dëshironi të dini se çfarë njeriu është një person, shikoni se si ai
i trajton inferiorët e tij, e jo ata të barabartë me të”. Ne çdo ditë hasim në njerëz që kryejn
shërbime për ne-dhe secili nga ta meriton respekt. Edhe po qe se ata paguhen për të ju ndihmuar
nuk nënkupton që është e drejt të sillemi keq me ta.

3. “Unë mund të qesh me veten time”
Nëse futemi në loj vetëm për të fituar, atëhere po e marrim vetën shumë seriozisht. Por, si të
mësoni të qeshni me veten tuaj? Filloni të listoni gjërat që ju bëjnë të ndjeni turp, pastaj kualitetet
tua më të dobta, dhe çfarë thonë për ju ata që nuk ju pëlqejn. Zotëroni të gjitha këto. George
Bush në një fjalim në një universitet thotë “Juve që pranuat mirënjohje, u vlerësuat lart, dhe u
dalluat, u them: punë të mbarë. Ndërsa ju studentëve më të dobët- u them se edhe JU mund të
bëheni president të Shteteve të Bashkuara.”

2. “Unë jam i aftë”
Ose thënë ndryshe “unë mund të bëjë gjëra të vështira”, “unë jam kompetent” “unë mund të mbaj
çfarëdo që jeta më gjuan”. Rritja e vetbesimit është fitim mbi ankthin. Provoni gjëra të reja,
njoftoni njerëz të rinjë, vizitoni vende të reja dhe shijoni ndjenjën e mrekullisë kur mbijetoni dhe
bëheni më të fort çdo herë.

1. “Unë mund të dashuroj dhe të më dashurojn”
Besimi se je i denjë të të duan dhe mund të dhurosh dashuri në këmbim është shpagimi për jetë.
Nëse ju rriteni në një familje ku u duhej ta meritoni dashurin nëpërmjet arritjeve, obediencës,
qëndrimit në shtëpi dhe jo në rrugë, ky besim nuk mund të ju vie leht. Mund të jeni me iden se
dashurin dhe vlerat mund t’i keni vetëm nëse i meritoni. Nëse kjo rezonon me juve, ju meritoni
më shumë. Më shkurt, besimi se ju mund të dashuroni dhe meritoni të ju dashurojn, ju lejon që të
lidheni me njerëzit tjerë, e të bëni jetën tuaj më të lumtur, më të shëndetshme dhe të gjatë.

Autor:
Fjolla Maloku

Referenca:
Ellen Hendriksen, Ph.D., (2008). “7 beliefs of emotionally healthy people”.
PsychologyToday.