Shkencëtarët që hulumtojnë efektet e muzikës, kanë dëshmuar se frekuenca e tingujve mund të na ndikojë në mënyra të ndryshme. Sipas hulumtimeve të bëra nga University of Phoenix, truri juaj mund të luftojë për të përpunuar tekstet e këngëve, ndërsa përfundon detyrat shkollore në të njëjtën kohë. Në thelb, procesi është shumë funksional në të njëjtën kohë, i cili padyshim ka një ndikim negativ në produktivitetin e një personi.

1. Qetësimi

Muzika klasike ka një motiv qetësues, i cili siguron efekt magjik në meloditë. Këshillohet që të dëgjoni muzikë klasike gjatë studimit, për të mbajtur një mendje më të qartë.

2. Efekti i Mozartit

Efektet e zërit në muzikë nuk përmirësojnë magjikisht aftësitë tuaja të të mësuarit, por ato lejojnë që truri juaj të procesojë më lehtë. Pra, ekziston muzika e duhur në kohën e duhur dhe gjetja e asaj që është e drejtë për ju.


3. Ngritja e disponimit tonë

Studimi mund të na ulë disponimin tonë, por me sa duket, muzika klasike mund ta rrisë atë përsëri. Muzika klasike është e llojllojshme dhe përfshin instrumente të ndryshme, gjendje, tema dhe tregime, të cilat mund të gjallërojnë trurin tonë.


4. Mirë për gjakun tonë

Kur afatet e provimeve janë afër, muzika klasike mund të jetë mënyra e përsosur për lirimin e tensionit. Muzika mund të na ndihmojë fizikisht për sa i përket presionit të gjakut, gjë që mund të ulë dhe nivelin e stresit.


5. Nxitja e gëzimit

Besoni apo jo, Beethoven dhe Mozart, kanë aftësinë për të përqendruar mendjen tonë dhe të injorojnë emocionet tona negative dhe pozitive. Muzika mund të trajtojë dhimbjen dhe të nxisë gëzimin. Kur ndjeheni i lodhur pas një dite të gjatë, një kompozim i fuqishëm mund të ngre emocionet tuaja dhe t’ju japë një mendje më të kthjellur.

Pra, ndërroni Beyonce për Beethoven në sesionin tuaj të ardhshëm studimor.


Përktheu dhe përshtati:

Shkurtë Bajgora

Referenca:

Daly, S. (2018). 5 Reasons Why You Should Listen To Classical Music When Studying. Student Problems.