Më poshtë, kemi listuar 10 gjëra të vogla që mund të ju ndihmojnë në përballimin e fazave depresive. Mund të mendoni se nuk keni energjinë t’i bëni por, kini besim: JU MUNDENI!

1. Kur të zgjoheni nga gjumi, mos rrini shtrirë. Qëndrimi në shtrat do të bëjë që mendimet tuaja negative vetëm të marrin energji. Pasi të filloni të lëvizni, do të ndryshojnë dhe pritshmëritë e juaja për atë ditë.

2. Para se të pini kafe, apo çfarëdo qoftë për mëngjes, merreni telefonin tuaj dhe lexoni diçka “funny”. Ka shumë aplikacione dhe faqe qesharake në internet. Shfletoni ndonjë faqe të tillë derisa t’ju bëjë të qeshni me zë. Dhe pas kësaj vazhdoni me ditën tuaj.

3. Nëse keni dikënd pranë jush, me siguri se ju jeni një person me fat. Shumica e njerëzve e kanë të vështirë të jetojnë me dikë që është në depresion. Detyra juaj është t’i komunikoni partnerit se sa shumë e vlerësoni. Dhe kjo do ju bëjë të vlerësoni edhe veten tuaj më shumë.

4. Planifikoni ditën tuaj. Edhe nëse kalendari juaj ndodh të jetë i zbrazët, ju duhet të planifikoni ditën tuaj. Mund të bëni një plan fare të thjeshtë: të zgjoheni, të hani, shëtitni në natyrë, shkruani në ditar dhe të kujdeseni për ambientin përrreth apo kopshtin tuaj. Të diturit se keni për të përfunduar detyra ditore mund t’ju bëjë të ndiheni mirë, dhe kur keni për të kryer punët e shtëpisë nuk do të keni kohë për t’u ndjerë keq.

5. Pastrohuni. Dushi i përditshëm është i shëndetshëm, ju zgjon dhe gjithmonë ndiheni më mirë më pastaj. Të qenurit i pastër, është një gjë bazike që shumë njerëz me depresion e kanë shumë të veshtirë ta bëjnë. Pra tanimë e dini, dushi është me rëndësi dhe bën ndryshim mjaft të madh.

6. Ushqehuni mirë. Bëni vetes një vakt ushqimi të mirë, apo nëse nuk gatuani vetë, të paktën porositni diçka të shëndetshme.

7. Gjeni mënyrë të bëni apo kurseni para. Nëse shfrytëzoni zbritjen, apo nëqoftëse ktheni ato palë këpucë që me siguri se kurrë nuk do i mbathni, do bëheni financiarisht më stabil. Merakosja për para është shumë e shpeshtë për njerëzit në depresion, kështu që të paturit kujdes, gjithashtu është e shëndetshme.

8. Ndërveproni me një tjetër qenie njerëzore. Depresioni mund të ju bëjë që t’i shmangni personat e tjerë dhe thuajse asgjë s’mund të jetë më e keqe për gjendjen tuaj. Nëse është vetëm dikush që e njihni apo mund vetëm ta përshëndetni, do t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Pastaj një bisedë e sinqertë dhe shprehja e ndjenjave, do t’ju bënte edhe më mirë.

9. Shpenzoni dhjetë minuta për të mësuar për meditimin. Mund të mendoni se nuk është për ju ose nuk është e mundur për ju, por hulumtoni ca. Praktikimi është shumë i thjeshtë, kurse shpërblimi shumë i madh.

10. Mos u thelloni në mendime depresive. Kjo është që ju i lejoni vetes suaj të limitoheni nga depresioni juaj. Nuk keni pse ta bëni. Depresioni është një çrregullim, por nuk u përcakton se kush jeni. Mbani mend, nuk keni pse të jeni viktimë e depresionit, ju mund ta luftoni atë.

Duhet punë ta largoni depresionin, por i’a vlen barra qiranë. Ndjenja e kënaqësisë kur ke kohë pa humo,r është një frymëmarrje në ajër të freskët. Marrja e sugjerimeve të mësipërme mund të ju bëjë këtë të mundshme.

Përktheu dhe përshtati:

Fjolla Maloku

Referenca:

Goldsmith, B. (2018). 10 things people with depression need to do everyday. Psychology today.